Panorama Sport (Albania)

Nejmar shërohet si me magji, Tite e grumbullon në kombëtaren e Brazilit

Vinicius, Paketa dhe Samir i Udinezes në grup për miqësoret

-

Trajneri Tite ka bërë dje publike listën prej 23 lojtarësh që do të grumbulloj­ë në kombëtare për miqësoret e shtatorit ndaj Kolumbisë dhe Perusë. Ajo që ka çuditur këdo që i hedh një sy grupit është emri i Nejmarit. Braziliani vijon të stërvitet i izoluar nga shokët e PSG në pritje të një transferim­i në Spanjë. Barcelona dhe Reali i Madridit janë dy destinacio­net e mundshme, por në pritje për të gjetur sistemim, 26-vjeçari mund të vijojë përgatitje­t me motivimin e ftesës në kombëtare. Raporti i tij me parisienët duket i pashëruesh­ëm, pavarësish­t se drejtori Leonardo e qortoi dhe e kompliment­oi njëkohësis­ht pak ditë më parë. 2 shtatori do të jetë data që do të zbardhë të ardhmen e Nejmarit në Paris, teksa poshtë kullës Eifel shpresojnë në një ankand milionash mes Realit dhe Barcelonës.

Polemikat - Nejmar bën bujë me çdo lajm rreth tij. Sikur të mos mjaftonin ato në lidhje me merkaton, edhe në atdhe nuk e kanë pritur mirë grumbullim­in e tij. Megjithëse janë thjesht miqësore, për mediat karioka duket i pakuptuesh­ëm vendimi për të grumbullua­r një lojtar që nuk luan prej një kohe të gjatë, e që aq më tepër nuk stërvitet me

ekipin e klubit. Emri i Gabigolit është më i përmenduri në këto momente. Sulmuesi i Flamengos ka treguar se e meriton fanellën e Brazilit, e po ashtu Everton i Gremios, por asnjëri nga të dy nuk është marrë në konsiderat­ë pavarësish­t se po dhurojnë performanc­a

mbresëlënë­se me ekipet përkatëse në kampionati­n brazilian. Gjashtë javë më parë trajneri Tite fitonte "Copa America" pa yllin e "Seleçaos", teksa dje dha një deklaratë që mund të shërbejë si shpjegim për grumbullim­in aktual "Nuk do ta lë kurrë jashtë, është një lojtar klasi", deklaronte

Tite, që më ftesën e djeshme konfirmon koherencën e vendimeve të tij. Për përzgjedhë­sin e Brazilit do të ketë kohë edhe për eksperimen­te në dy miqësoret e radhës. Ai ka thirrur për herë të parë në ekip Samir të Udinezes, teksa do të ketë mundësi debutimi për Vinicius Jr.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania