Panorama Sport (Albania)

Presidenti Matija: Rivali i fortë, do të bëjmë merkato

FSHF, 20 milionë lekë shpërblim për suksesin

- SENAD NIKSHIQI FSHF, MBËSHTETJE FINANCIARE PËR EKIPIN

Presidenti i Vllaznisë në futboll për femra, Lazër Matija, menjëherë pas njohu kundërshta­rët në Champions, komenton shortin. Në një prononcim për "Panorama Sport" ai shprehet: "Të them të drejtën, skuadrën Fortuna Hjorring nuk e njohim mirë, por dimë që futbolli danez është nga më të mirët në Europë. Kemi parë shumë ndeshje të kombëtares së Danimarkës dhe është një nga skuadrat më të forta në botë. Gjithsesi, ne do të bëjmë më të mirën tonë. Nuk është se premtojmë mrekulli, por gjithashtu nuk vendosim limite. Nuk ishim favoritë as në grup dhe arritëm t'ia dilnim, e pse jo mos të tentojmë sërish, aq më tepër që do të luajmë edhe para publikut tonë në 'Loro Boriçi' e gjej rastin t'i ftoj të gjithë për të na mbështetur", shprehet Matija. Më pas presidenti i Vllaznisë së femrave shprehet se do të bëjë çmos për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën me afrime të reja: "Ndonëse koha që kemi në dispozicio­n është e shkurtër, do të përpiqemi të ndërhyjmë në merkato, duke i dubluar

ato pozicione ku kemi më tepër nevojë". Në fund, Matija ka një falënderim edhe për ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim fantastik: "Dua të shpreh falënderim­et e mia për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në veçanti për presidenti­n e FSHF-së, Armand Duka, pasi na ka dhënë një ndihmesë të jashtëzako­nshme. Ka qenë në kontakt me ne gjatë gjithë kohës, duke na inkurajuar. Gjithashtu, një falënderim shkon edhe për Bashkinë e Shkodrës si dhe për të gjithë ata na kanë përkrahur në këtë rrugë, ku tifozë të shumtë na kanë uruar për këtë sukses, si dhe mediat që e kanë përcjellë në mënyrën e duhur këtë rezultat historik për futbollin shqiptar", përfundon Lazër Matija. Kujtojmë që kampionet e Shqipërisë, të cilat drejtohen nga trajneri Nikolin Leka, do ta luajnë ndeshjen e parë në Shkodër në datat 1112 shtator, ndërsa takimin e kthimit në Danimarkë më 2526 shtator.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka akorduar skuadrës së Vllaznisë një shpërblim financiar prej 20 milionë lekësh të vjetër, me rastin e kualifikim­it mes 32 ekipeve më të mira të kontinenti­t. Këtë e konfirmon edhe presidenti Matija: "Armand Duka ka qenë në kontakt me skuadrën tonë gjatë të gjitha ndeshjeve në fazën paraelimin­atore. Dua ta falënderoj atë publikisht, pasi, përveç mbështetje­s morale, ai ka akorduar për ekipin edhe një fond prej 20 milionë lekësh të vjetër", përfundon presidenti i Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania