Panorama Sport (Albania)

Shifra "të çmendura", “Alibaba” blen Bruklinin për 2.1 miliardë €

-

Një lëvizja "e çmendur" është gati ta kthejë Bruklin Nets në skuadrën më të paguar në historinë e NBA. Klubi nga Nju Jorku është pranë shitjes për 2 miliardë e 100 milionë euro. Ai që do të sigurojë pronësinë e kësaj skuadre, është kinezi Jozef Tsai, themeluesi i "Alibaba Group". Një vlerësim i akorduar që nga viti i kaluar me rusin Mikhail Prokhorov, pronar i Nets që prej vitin 2010. Tsai fillimisht ka blerë 49% të aksioneve për 900 milionë euro, me klauzolë, ku do të ketë mundësinë ta blejë të plotë klubin deri në vitin 2021, për 1.2 milionë të tjera. Një operacion i paraprirë me dy vite. Nets kanë parë t'i rritet edhe vlera e klubit, duke u transferua­r nga Nju Xhersi, në një prej zonave më të zhvilluara në Nju Jork, me pallatin gjigant të sportit "Barclays Centre", ndonëse akordi nuk përfshin arenën, të paktën për momentin. Këtë vit gjithashtu është rritur ndjeshëm edhe niveli teknik i skuadrës, me afrimet e fundit të Kyrie Irving dhe Kevin Durant, dy nga lojtarët më të mirë në NBA. Megjithatë, ish-ylli i Golden Stejt vështirë se mund të zbresë këtë sezon në parket, për shkak se është i dëmtuar në tendinën e Akilit. Ende mbetet për t'u zyrtarizua­r ndryshimi i pronësisë, por investimi i pronarit të ri kinez duket një çështje e mbyllur. Tashmë NBA është një markë e garantuar fitimprurë­se, ndërkohë Tsai (i lindur në Tajvan, por nënshtetas kanadez) është ndër njerëzit më të pasur të globit, me një pasuri prej 9.9 miliardë eurosh. Ai po pret me padurim ta zgjerojë në Azi markën "Nets" që do t'i sillte fitime marramendë­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania