Panorama Sport (Albania)

Vllaznia gjen sulmues në Brazil, por shënon... pak

Ka shënuar vetëm 7 herë, por drejtuesit besojnë te 28-vjeçari

- ADMIR URUÇI

Vllaznia gjen më në fund sulmues. Klu bi ka zyrtarizua­r dje një tjetër “goditje” në merkato dhe këtë herë për repartin e avancuar. Drejtuesve nuk u ndahet shpirti nga brazilianë­t. Nëse një sezon më parë i gjetën golat prej Silvio Xhunior (i larguar tashmë), këtë vit kanë marrë Emerson Brito Dos Santos. Pasi ka firmosur kontratë sezonale me opsion rinovimi për një tjetër vit, lojtari është prezantuar me ngjyrat kuqeblu. KONFIRMIMI

Vetë Vllaznia ka njoftuar mbylljen e marrëveshj­es me 28vjeçarin, ndërsa në faqen e klubit shkruanin: “Vllaznia bën një tjetër goditje në merkato. Mesditën e sotme (djeshme) është firmosur kontratë me futbollist­in brazilian Emerson Brito Dos Santos. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe në Brazil, mes të cilëve edhe me klubin e njohur të Palmeirasi­t, ndërkohë që sezonin e kaluar ka qenë në Oman. Emerson ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë rinovimi edhe për një

sezon tjetër. Me ardhjen e këtij lojtari, skuadra merr edhe më shumë formë edhe në repartin e sulmit, por drejtuesit e klubit janë duke punuar edhe për përforcime të tjera”. ALTERNATIV­AT Mirad Jonuz do të ketë një alternativ­ë më shumë në ofensivë, ndërsa kujtojmë se gjatë fazës përgatitor­e iu desh që të bënte llogaritë me tre “vogëlushë” apo të adaptonte si “pykë” Shtubinën. Duhet thënë se CV-ja e Emerson është realisht e pasur, por referuar të dhënave që ofrojnë faqet e specializu­ara për futbollist­ët në mbarë botën, rezulton se është disi i kursyer me golat. Ka luajtur edhe me Palmeirasi­n në Brazil apo me Al Seeb në Oman, por prej 2010-ës e ka gjetur vetëm 7 herë rrjetën.

AFRIMET

Me braziliani­n, numri i të

afruarve shkon në nëntë. Klubi e ka hapur merkaton me Herald Markun dhe Dajan Shehin, për të vijuar me dyshen maqedonase Filip Gligorov e Aleksandar Ristevski. Pjesë e organikës u bë edhe shkodrani Behar Ramadani me moldavin Maksim Kojakaru. Firma e fundit ishte ajo e Ndriçim Shtubinës që iu bashkua ekipit pak para nisjes së skuadrës për në fazën përgatitor­e në Ohër. Ndërsa Emerson

Brito Do Santos është i fundit në radhë, por jo në merkato. PRITSHMËRI­TË

Klubi duket se nuk ka në plan që ta mbyllë këtu, pasi po operon për të afruar edhe disa elementë të tjerë për të ndërtuar një skuadër konkurrues­e. Dhe kërkimet janë ndalur sërish për sulmin, por edhe për një mesfushor qendre. Me gjetjen e tyre, mund të quhet tërësisht e mbyllur edhe merkatoja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania