Panorama Sport (Albania)

Dibala fenomenal, gol dhe polemikë në Trieste

Luçiano Moxhi injoron edhe Lukakun: Është një barsoletë e merkatos

-

"Dibala nuk është një problem, madje Juvja mund t'i mbajë dhe t'i përballojë qetësisht të dy, së bashku me Higuainin". Me këto fjalë nis intervistë­n e shkurtër për "TuttoMerca­toWeb", ish-drejtori i përgjithsh­ëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili bën jo vetëm një analizë merkatoje, por prek edhe temat "Sarri" dhe "Ikardi".

Moxhi, Sarri foli për "përjashtim­e" të rëndësishm­e nga lista e Champions-it, duke parë emrat e shumtë të mëdhenj që ka aktualisht Juventusi në grup...

Që do të lihet jashtë ndonjë emër i madh nga Champions-i, është e padiskutue­shme, por lista është një problem fals. Kushdo që të lihet jashtë, jam i sigurt se nuk do të krijojë probleme, pasi te Juvja nuk pranohen asnjëherë futbollist­ë me karakter të egër.

Po Sarrin në krye të pankinës bardhezi, si e shihni?

Është një trajner i mirë, por do të jenë rezultatet ato që do të japin verdiktin final. Ka në dorë një

skuadër me kampionë që mund të zgjidhin çdo problem të ndeshjes me një "shpikje" individual­e. Për të ndryshuar lojën e Juves duhet të ndërrohen futbollist­ët në fushë, jo trajneri. Mendoj se vendimi më i drejtë që Sarri ka bërë deri tani ka qenë këmbëngulj­a për të mbajtur në skuadër Duglas Kostën, por kjo nuk do të thotë se po punohet për një koncept loje kolektive, por për faktin se kampionë si braziliani janë nga ata lojtarë që mund të bëjnë gjithmonë diferencën. Sarri duhet të nisë të përshtatet dhe të bëjë atë që bëri Alegri në pesë vite.

Tek Interi, lajm i ditës vazhdon të jetë problemi me Ikardin... Interi, në fund, do të jetë i detyruar

që ta dhurojë, ta falë... Ose do ta dërgojë në tribunë. Gjithsesi, është më mirë të "grisësh" 6 milionë euro rrogë në një sezon, sesa të humbësh kampionati­n. Ikardi nuk ka dyshime se ka cilësi prej kampioni, ndaj nëse ia shet një pretendent­eje për titull, rrezikon t'i dhurosh një armë më shumë. Dhe Juventusi mund të përfitojë nga kjo... Ndonëse nuk mendoj se Juventusi ka dëshpërimi­sht nevojë për cilësitë e Ikardit. Loja e bardhezinj­ve fokusohet te Ronaldo dhe Ikardi nuk është nga ata lojtarë që e kanë në gjen të shkojnë dhe t'i vrapojnë pas një topi të humbur. Juventusi nuk ka për të "vdekur" kurrë nga dëshira për të pasur në radhët e tyre Ikardin dhe e vetmja

rrugë e mundshme që shoh për argjentina­sin është ajo e një shkëmbimi me Xhekon, pavarësish­t se ky i fundit rinovoi. Por nëse Juventusi vendos të bllokojë Ikardin që të kalojë te Roma, pra duke dërguar Higuainin në kryeqytet, këtu po që do të lindte një problem i madh. Sepse pas kësaj, Interi do të ishte i detyruar që t'ia dhuronte një skuadre tjetër, vetëm që të mos ia shiste Juves. Besoni te një shkëmbim Dibala-Ikardi në orët e fundit të merkatos?

Interi bleu Lukakun duke shpenzuar një shifër të çmendur. Për mua, zikaltërve nuk do t'u leverdiste aspak t'ia jepnin Ikardin Juves. Shkëmbimi im i kohës, Karini për Kanavaro duhet të bëhet temë studimi në shkollë... Nëse drejtuesit e Interit ia shesin Ikardin Juves, duke marrë si shkëmbim edhe Dibalën, atëherë do të tregoheshi­n amatorë të vërtetë.

Nuk dukeni aspak i bindur për Lukakun...

Kushtoi 75 milionë euro, ej... Lukaku është një sulmues që maksimumi të garanton 15 gola në sezon. Duke shpenzuar milionat në një mënyrë kaq të kotë, rrezikohet që të shndërrohe­t në një barsoletë. Lukaku është një lojtar që nuk mund të kushtojë kurrsesi më shumë se 40-45 milionë, por 75 të paguara për atë është e ekzagjerua­r. Me këto shifra paguhen kampionët e vërtetë, lojtarët që bëjnë diferencën. Dhe Lukaku nuk është një kampion.

Mbetet fakti që Ikardi, ende sot, jeton si i "divorcuar" në shtëpi...

Ai do të kishte bërë më mirë që të ndahej nga Vanda, jo nga shtëpia e tij. Nëse do të transferoh­ej te Juventusi, ta keni të sigurt se Vanda nuk do të shkelë asnjëherë në Torino, por nuk do ta kalojë vijën e verdhë që kufizon qytetin e Milanos. Cila mendoni se do të jetë goditja bombastike e radhës, brenda 2 shtatorit?

Ajo që qarkullon milionat e rëndësishë­m është Premier Liga, klubet angleze. Nuk pres goditje befasuese. Gjithçka do të vazhdojë të rrotullohe­t rreth Ikardit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania