Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi i Vllaznisë: Më ka stërvitur Skolari

"Pres të shënoj shumë këtu, tifozët do kënaqen me mua"

- ADMIR URUÇI

Emerson Brito Dos Santos, braziliani i sulmit kuqeblu ka premtuar që të shërbejë në më të mirën e mundshme për Vllazninë. Ai nuk e fsheh dëshirën e tij që të shpallet kampion me klubin shkodran, ndërsa bën të ditur se është stërvitur nga trajneri kampion bote i Brazilit, Skolari, pikërisht kur ky i fundit drejtonte klubin e famshëm, Palmeiras...

Emerson Brito Dos Santos, braziliani i sulmit kuqeblu ka premtuar që të shërbejë në më të mirën e mundshme për Vllazninë. Ai nuk e fsheh dëshirën e tij që të shpallet kampion me klubin shkodran, ndërsa bën të ditur se është stërvitur nga trajneri kampione bote i Brazilit, Skolari, pikërisht kur ky i fundit drejtonte klubin e famshëm, Palmeiras. Ai luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe gjatë karrierës ka qenë pjesë e disa ekipeve në Brazil, mes të cilave edhe Palmeirasi­t. Në sezonin e fundit, Emerson ka luajtur në Oman, një shtet që nuk shquhet për ndonjë nivel futbolli. Megjithatë, fakt është se sulmuesi ka pasur aty edhe sezonin më të suksesshëm. Në një bisedë për faqen zyrtare të klubit shkodran, ai tregon ambiciet që ka me Vllazninë, si dhe premton shumë gola për tifozët shkodranë. Emerson shpreson që të jetë gati që në ndeshjen e javës së parë me Laçin.

Emerson, si e zgjodhët Vllazninë?

Menaxheri im ka kontaktuar me njërin nga drejtuesit

e Vllaznisë. Kanë diskutuar rreth meje dhe më pas kanë arritur akordin që unë të jem pjesë e kësaj skuadre. Dhe ja tek jam këtu.

Çfarë mendoni se i bindi drejtuesit e klubit për t'ju ofruar një kontratë?

Drejtuesit e klubit kanë

parë disa nga videot e mia të ndeshjeve të sezonit të kaluar në Oman dhe janë bindur për aftësitë që kam, prandaj dhe më ofruan firmosjen e kontratës.

Tifozët e Vllaznisë e kanë pritur mirë ardhjen tuaj. Cili është premtimi juaj?

Jam shumë i etur për të nisur këtë eksperienc­ë të re. Premtoj të dhuroj gjakun tim për këtë ekip dhe shpresoj shumë që tifozët të kënaqen me futbollin tim.

Cila është forma juaj fizike dhe a do të jeni gati për të luajtur që në ndeshjen e parë të kampionati­t?

Jam mirë fizikisht dhe shpresoj shumë që të jem i gatshëm për ndeshjen e parë .

Momentet më të bukura të karrierës suaj besoj se janë ato te Palmeiras...?

Po, ishin momentet më të bukura. Palmeiras është një klub i madh në Brazil. Për më tepër, pata kënaqësinë të stërvitem nga një kampion bote si Luis Felipe Skolari.

Sezoni më i mirë i karrierës suaj cili është, pasi nga të dhënat ndërkombët­are në internet rezulton se vetëm 7 gola keni shënuar?

Sezoni im më i mirë është ai 2017-2018 kur kam shënuar 10 gola dhe kam dhënë 7 asiste për ekipin tim në ligën e Omanit.

Premtoni shumë gola edhe për Vllazninë?

Po, patjetër që premtoj gola, por dëshira ime e madhe është të shpallem kampion me Vllazninë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania