Panorama Sport (Albania)

Mema: Vuajtëm shumë, e pres një dhuratë nga merkato

"Ishim keq, duhet t'i thërras unë vetes se diçka nuk shkon"

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema nuk është i kënaqur edhe pse ka fituar. Është zhgënjyer nga skuadra e tij dhe pas takimit ka premtuar analizë të fortë me ekipin. Thotë se Tirana do të bëjë edhe një lëvizje në merkato, ndërsa nuk harron të urojë Mensanë e lënë të lirë nga Partizani, por thotë se nuk do ta marrë te Tirana.

Fituat, por duhet të jeni të kënaqur?

Nuk jam absolutish­t i kënaqur, vuajtëm shumë, por Bylisi na vuri në vështirësi. Na bëri mirë, sepse patëm disa probleme. ekuilibrat teknikë ishin keq. Tani duhet t'i thërras mendjes se diçka nuk shkon. Shpresojmë që në ditët në vazhdim, madje që ditën e hënë, të bëjmë edhe një analizë me ekipin. Do të shohim gabimet ashtu si duhet, por të mos fluturojmë, duhet të flasim me këmbë në tokë.

Skuadra pas minutës së 30-të të pjesës së parë u nda në reparte...

Pati disi çekuilibra, por ne nuk luftuam për top pjesën e dytë, duke qenë se ne bënim presing sipër dhe Bylisi luante me topa të gjatë. Nuk ishim mirë me topin e parë, por sidomos me topin e dytë. Kjo na solli ato vështirësi­të që na erdhi dhe Bylisi në zonën e golit.

Ngo apo Dunga, cilin do të aktivizoni?

Kjo ngelet për t'u parë. Ngoja ka ardhur me vonesë edhe duke qenë se nuk e ka pasur stërvitjen e plotë kemi menduar ta fusim nga stoli. Ditët në vazhdim do t'i shikojmë gjërat më realisht.

Si ka mundësi që çalon mesfusha, duke pasur parasysh se aty ka disa lojtarë me eksperienc­ë?

Unë e shpjegova disi që Ballshi na vuri në vështirësi, por po e them sërish që topat e dytë na sollën vështirësi, sepse ne nuk vepruam ashtu si duhet. Duhet të ishim më këmbëngulë­s në topin e dytë edhe i dhamë mundësi kundërshta­rit për të na ardhur edhe te zona e rrezikshme. Megjithatë, pjesën e dytë mendoj që ndryshoi diçka. Ndoshta kjo do të jetë ajo pjesa ime që do t'i shikoj gjërat disi më ndryshe.

Mbipopulli­m ndoshta në krah të djathtë të mbrojtjes? Si mendoni se do ta zgjidhni formacioni­n?

Unë e kam thënë që ky është problemi im, nuk është problemi i të tjerëve, por që mendoj se janë ata lojtarë që do të jenë në formë të luajnë. Do t'i shikojmë gjërat hap pas hapi. Koha do t'i tregojë të gjitha, flas edhe për pjesën që kush do ta meritojë. Megjithatë, kur ke shumë lojtarë, ke edhe luksin për të zgjedhur ashtu sikur ke edhe presionin për lojtarët që do të futësh në fillimin e lojës.

Me kalendarin, prisni 9 pikë të paktën në tri javët e para?

Unë do të shpresoja dhe do të isha shumë i kënaqur, por do t'i shohim gjërat me kujdes, hap pas hapi. Të fitojmë ndeshjen e parë e të shohim në vazhdimësi si do të na shkojnë gjërat.

Në merkato prisni gjë tjetër. Ndonjë "dhuratë"?

Nuk jam i sigurt nëse do të vijë ndonjë lojtar. Duke qenë se s'jam i sigurt për afrimet, por ka biseda me lojtarë. Të shohim në vazhdimësi,

por meqë unë nuk jam i sigurt për këtë pjesë, nuk mund t'ju them gjë.

Gjithsesi, jeni i kënaqur me merkaton?

Unë e di që doni të dini diçka. Është e drejta juaj të më pyesni, por nuk mund t'ju them dot më tepër.

Vangjeli është marrë për qendrën e mbrojtjes?

Vangjeli është i konfirmuar. Për qendër apo jo të shohim, sepse mund të jetë një lloj adaptimi, por të shohim ku i kemi problemet dhe aty do të mundet të modifikojm­ë dikë. Nuk do të thotë që do të modifikojm­ë një mbrojtës të djathtë, por mund të jetë edhe një mesfushor.

Erando përsëri u la pushim?

Karabeci është ende i dëmtuar, nuk ishte as në pankinë. Të shohim si rrjedhin gjërat edhe për të.

Me cilën skemë do të luani? Vura re që lëvizët shumë, të paktën me emra?

Mendoj që akoma kemi pasur ato dilemat tona, sepse çdo moment trajneri ka ato dilemat e veta, vera dhe periudha përgatitor­e. Po hyjmë në javën e gjashtë, nuk është se kemi pasur periudhë përgatitor­e si Partizani, që ka luajtur në Kupat e Europës, ka pasur përgatitje­n disi më të gjatë. Edhe vera sjell ato oshilacion­et në anën fizike. Mendoj se këto gjëra do t'i shohim në ditët në vazhdim.

Mensah, tani mund ta merrni?

Unë nuk mund të them asgjë tjetër. Mensahsë i uroj fat aty ku është edhe më duket se e ka liruar Partizani, prandaj po më pyet? Nuk marr më lojtarë të tjerë nga Partizani, e kemi mbyllur. Kjo është për batutë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania