Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nuk fal, vendos goli i Xhulio Mehmetit

Krutanët kanë fituar edhe këtë herë ndaj fushë-krujasve

- Bujar Balliu

Kastrioti dhe Iliria u përballën dje për të dytën herë së bashku në harkun kohor të një jave. Edhe në këtë përballje, ashtu si në ndeshjen e parë, krutanët ishin ata që triumfuan në miqësore, me rezultatin e ngushtë 1-0. Autori i golit të vetëm të ndeshjes është mesfushori i afruar gjatë kësaj merkatoje, Xhulio Mehmeti, i cili realizoi nga goditja e dënimit, në një distancë afro 20 metra.

NDESHJA - Loja nisi e qetë dhe duheshin minuta të tëra që të shikohej një rast i rrezikshëm. Ky rast erdhi vetëm në minutën e 25-të, kur Bardhi dha shkëndijën e parë, por gjeti në gatishmëri portierin Shera, i cili i mohoi golin. Golit iu afrua edhe Marku, por pa e gjetur rrugën e rrjetës. Kundërpërg­jigjja e Ilirisë erdhi me Xhymertin dhe Lamën, por dhe këta të fundit nuk arritën të shënonin. Loja shpesh ishte edhe e ashpër, por rastet vazhdonin të mbeteshin me "pikatore". Pjesa e parë u mbyll me shifrat e bardha, 0-0. Në të dytën, të dy trajnerët i freskuan skuadrat, duke aktivizuar lojtarë të rinj, të cilët bënë përpjekje për të dhënë më të mirën e tyre. Në të 63ën,

krutanët fituan një goditje dënimi dhe ekzekutimi­n e mori përsipër Xhulio Mehmeti. Gjuajtja e tij ishte e saktë, duke e çuar sferën në rrjetë dhe duke zhbllokuar ndeshjen. Ka pasur më pas edhe raste të tjera dhe Guni

iu afrua golit, por topi kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Fushë-krujasit nuk qëndruan duarkryq, por ndërtuan aksione, Gjini pati një rast të mirë për të baraspeshu­ar sfidën, por Puja u bë shpëtimtar, duke i mohuar

golin. Këtë gjë ai e bëri deri në fund të miqësores, që u mbyll me fitoren minimale të skuadrës krutane, 1-0. Kastrioti është në pritje të lojtarëve të tjerë dhe deri në nisjen e kampionati­t do të zhvillojë edhe ndeshje të tjera miqësore. Trajneri Ramadan Ndreu do të vendosë gradualish­t edhe për lojtarët, të cilët do të përbëjnë formacioni­n e parë. Deri tani, krutanët kanë afruar tre futbollist­ë, mesfushorë­t Xhulio Mehmeti dhe Arbër Basha, si dhe mbrojtësin Taulant Sefgjii.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania