Panorama Sport (Albania)

Elbasani i brishtë, vetëm barazim me Sopotin

U duk qartë se verdheblut­ë kanë shumë punë për të bërë

-

Elbasani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në derbin miqësor me Sopotin. Verdheblut­ë matën forcat me këtë skuadër të Kategorisë së Dytë, ku shënuan të parët me Dushajn, por 9 minuta para fundit Çota barazoi gjithçka. Elbasani, me djem të rinj, ka ende shumë punë përpara për të formatuar skuadrën deri në startin e kampionati­t, ku ka nevojë për shumë përforcime.

NDESHJA - Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe shërbyen më shumë si një seancë stërvitore, ku lojtarët nuk merrnin iniciativë të shtynin përpara. Pavarësish­t se luanin dy skuadra

të kategorive të ndryshme, diferencat nuk dukeshin në fushë. Sopoti kërkoi ta vinte në vështirësi Elbasanin dhe më shumë luhej në mesfushë. Skuadrat u përpoqën të rrezikonin me goditje standarde, po pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të dytën, teknikët Lleshanaku dhe Kënga

bënë shumë zëvendësim­e dhe golat do të vinin pikërisht nga lojtarët e stolit. Të parët shënuan elbasanasi­t, me Dushajn, i cili pasi stopoi bukur një top në kufijtë e zonës, goditi fort dhe saktë. Ndeshja u bë interesant­e, pasi skuadrat e hapën lojën dhe miqtë nga Librazhdi sulmuan më shumë. Elbasani kishte mundësitë e veta, por nuk i shfrytëzoi për të mbyllur ndeshjen. I riu Çota goditi bukur nga jashtë zonës dhe topi u ndal në rrjetën e portës elbasanase. Gjithçka është mbyllur 1-1, me Elbasanin që ka ende shumë punë për të bërë. Ishte miqësorja e parë dhe në vazhdim do të ketë të tjera,

por për verdheblut­ë është shumë e rëndësishm­e që të kompletojn­ë grupin e futbollist­ëve me elementë cilësorë. Sopoti, nga ana tjetër, tregoi se ka një skuadër të mirë, që në Kategorinë e Dytë mund të ketë pretendime serioze. Klajdi Kënga, trajneri i Sopotit, pas ndeshjes u shpreh: "Në tërësi

kemi bërë një paraqitje pozitive, kemi zhvilluar një futboll të mirë. Ekipi po rritet nga dita në ditë, por kemi ende punë për të bërë përpara. Deri kur të fillojë kampionati, do të mundohemi të afrojmë të tjerë lojtarë cilësorë, në mënyrë që të jemi sa më kompetitiv­ë sezonin e ardhshëm". Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania