Panorama Sport (Albania)

Tërbuni ngec në Pukë, Doda humbet penallti

-

Tërbuni luajti dje një ndeshje miqësore me Veleçikun në stadiumin "Ismail Xhemali" të Pukës, ku barazoi pa gola, 0-0. Duhet theksuar se skuadra e Tërbunit kishte disa mundësi të shënonte, por nuk ia doli në asnjë moment, madje as me penallti. Ishte Doda ai që gaboi nga pika e bardhë, duke shpërdorua­r mundësinë për ta fituar ndeshjen. Duhet theksuar se pukjanët bënë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje të parë testuese para tifozëve të tyre, të cilët presin shumë nga Tërbuni, duke pasur parasysh lëvizjet që janë bërë deri tani në merkaton e verës. Veleçiku nuk është ndonjë kundërshta­r aq i fortë, ndaj dhe Tërbuni duhej të kishte fituar. Trajneri i këtij ekipi, Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes së djeshme u shpreh: "Ishte një ndeshje testuese për lojtarët e rinj, si gjithë ato që kemi zhvilluar deri tani. Duhet të them se prisja më shumë nga disa lojtarë. Në këtë ndeshje, disa e treguan veten, kurse disa të tjerë jo. Mendoj se do të ketë përsëri disa afrime tek ekipi i Tërbunit për të plotësuar disa pozicione, ku kemi vënë re se ka mangësi. Pas këtij takimi, do të fillojmë përsëri me seancat stërvitore këtu në Pukë, do të punojmë shumë që të jemi sa më mirë në fillim të kampionati­t të Kategorisë së Parë. Duhet thënë se na duhet shumë punë dhe përkushtim gjatë kësaj periudhe të

mbetur për të pasur ekipin që pretendojm­ë". Për koplikasit ishte miqësorja e dytë brenda dy ditësh në këto përgatitje verore. Të enjten Veleçiku luajti me Ilirinë në FushëKrujë dhe u mund, ndërsa dje barazoi në fushën e Tërbunit, duke dhënë sinjale reagimi. Trajneri Besnik Duli ishte shprehur pas testit

në Fushë-Krujë se disa lojtarë nuk janë në gjendje ta përballojn­ë Kategorinë e Parë dhe se i duhen përforcime. Në Pukë ai ka marrë përgjigje pozitive, por sërish pret që drejtuesit të afrojnë lojtarë me kualitet për të ndërtuar një Veleçik të denjë për të konkurruar me sukses në kampionat. Ditmir Pemaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania