Panorama Sport (Albania)

Shqipëria U-16 sërish disfatë në Europian, thyhet nga Britania

- NDESHJA

Kombëtarja shqiptare U-16 në basketboll për vajza zhvilloi dje edhe ndeshjen e saj të tretë në Divizionin B të Kampionati­t Europian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Vajzat kuqezi të trajneres Ledina Koçi këtë herë u mposhtën nga Britania e Madhe me rezultatin 84-47. Sërish një humbje e thellë për Shqipërinë, që në dy sfidat e mëparshme kishte pësuar disfata edhe me të rënda në shifra (24-104 ndaj Bjellorusi­së dhe 37-106 ndaj Irlandës). Klea Kaçi (20 pikë, 3 rikuperime në tabelë, 2 asiste) dhe Kledina Hamataj (11 pikë, 5 rikuperime në tabelë, 3 asiste) ishin të vetmet nga vajzat e ekipit tonë që arritën të linin gjurmë në këtë sfidë, por sidoqoftë jo aq

sa për ta evituar humbjen. Minutat e para të lojës janë të barabarta, por më pas gradualish­t britaniket vendosin diktatin në parket dhe fillojnë ta dominojnë ndeshjen, duke e fituar periodën e parë 23-10. 10-minutëshi i dytë është katastrofi­k për Shqipërinë, pasi e mbyll këtë fraksion loje me vetëm 1 pikë të shënuar (19-1), duke shkuar në pushim me dizavantaz­h në rezultatin e përgjithsh­ëm 42-20. Britaniket janë superiore edhe pas pushimit, duke triumfuar edhe në periodën e tretë 22-12. Ndërsa në fraksionin e fundit, Shqipëria ka një përmirësim në lojën e saj dhe arrin të fitojë këtë 10-minutësh 24-10, por e gjithë sfida mbyllet në favor të britanikev­e me 37 pikë diferencë. Sot Kombëtarja jonë do të jetë pushim, ndërsa do të rikthehet nesër në parket për të zhvilluar ndeshjen e katërt në këtë event, ku do të jetë përballë Austrisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania