Panorama Sport (Albania)

Dëmtimi i njëjtë me Mesin, Suarez trondit Barcelonën

Problemet në sulm, katalanasi­t rishqyrtoj­në dosjen "Nejmar"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Debutimi i shëmtu ar në kampionat me humbjen në Bilbao ndaj Atletikos është vetëm një aspekt i problemeve të Barcelonës. Në fakt, dje katalanasi­t janë njohur specifikis­ht me dëmtimin e Luis Suarezit. Uruguaiani doli nga fusha në minutën e 37-të të ndeshjes së të premtes në "San Mames". Sulmuesi ankohej për dhimbje të forta në pulpë, çka e detyroi Ernesto Valverden ta zëvendëson­te me Rafinjën. Ditën e djeshme Suarez u është nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat kanë evidentuar një tërheqje në pulpën e djathtë. Kohët e riaftësimi­t do të vlerësohen në ditët në vijim, por sipas mediave spanjolle, 3 vjeçarit do t'i duhen 3-4 javë kohë për t'u shëruar. Përveç ndeshjeve në kampionat, ai do të humbë edhe miqësoret e shtatorit me Uruguain, ndaj me shumë gjasa do të jetë gati për blaugranët pas pushimit të kombëtarev­e.

TRI PROBLEMET

- Ai i Suarez është vetëm dëmtimi i radhës te Barça. Tërheqja në pulpë është identike me atë të Leo Mesit. Argjentina­si prej një jave stërvitet vetëm dhe megjithëse është pranë shërimit, askush në klubin katalanas nuk jep datën e kthimit të tij në fushë. Në fundjavë "Pleshti" stërvitej në rërë, por dëmtimi i tij nuk mund të cilësohet si zyrtarisht i lënë pas. Asnjë problem shëndetëso­r për Antuan Grizmanin, por edhe ai e shqetëson Barcelonën. Pas ndeshjes me Bilbaon, Ernesto Valverde u shpreh i shqetësuar me ambientimi­n e francezit. Sipas trajnerit, lojtari i ardhur nga Atletiko e Madridit për 126 milionë euro, vuan taktikisht skemat e Barcelonës. Ai vijon të luajë më shumë në të majtë, teksa i kërkohet të jetë më në qendër të fushës dhe manovrës. Përveç Grizmanit, pesha e sulmit duhet të mbahet edhe nga një tjetër kampion bote si Osman Dembele. Ai nuk shënoi të premten dhe në golin e Bilbaos debatoi me

Zherard Pikenë. Mbrojtësi fajësoi francezin që nuk e mbuloi si duhet Ander Kapan, i cili më pas krosoi duke i servirur asistin e golit Adurizit.

LUTJE PËR MERKATO Ankesat e Ernesto Valverdes pas ndeshjes me Bilbaon janë një kambanë alarmi për drejtuesit. Siç thamë, Mesi nuk dihet kur do të jetë gati, e akoma më dyshime ngjall rasti "Suarez". Mes problemeve taktike të Grizmanit dhe Dembelesë, lind mendimi se Barça ka nevojë për një sulmues tjetër që mund të bëjë diferencën. Emri që vjen natyrshëm në mendje është ai i Nejmar që jo vetëm ka cilësi, por njeh edhe ambientin. Kjo nevojë për prurje në sulm mund t'i shtyjë drejtuesit të hidhen në merkato për të bërë një sforco për të siguruar braziliani­n. Koha nuk është në favor të katalanasv­e, por nevoja mund të shndërrohe­t në virtyt dhe Valverde të ketë një tjetër gjahtar goli në ekip.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania