Panorama Sport (Albania)

Tirana Tirana Tirana “shtrydhet” “shtrydhet” “shtrydhet” me me Bylisin, Bylisin, Mema: Mema: S’mund të të vuajmë vuajmë kaq kaq shumë

PIKANTE/ Ahmataj i i vëzhgon, vëzhgon, Ngo Ngo idhull idhull nga... nga... stoli stoli

- OLSI AVDIAJ

Asjon Daja i jep fi toren Tiranës në miqësoren me Bylisin. Në testin gjeneral të tyre, bardheblut­ë nuk shkëlqejnë. Presioni i tepërt dhe forca e kundërshta­rit bëjnë që ekipi i Ardian Memës të dalë fitimtar vetëm pas golit në minutën e parë të shtesës së lojës. Eksperimen­tet dhe dy formacione­t me Dungën e Ngonë nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe, ndërsa heronjtë e takimit janë dy veteranët Ilion Lika dhe Isli Hidi që kyçën portën. Më shumë se kënaqësia e fitores, Tirana duhet të shqetësohe­t për lojën që nuk është fluide dhe futbollist­ët që nuk janë në formë, ndërsa nga ana tjetër, Bylisi sërish tregoi forcën dhe vetëm pasi largoi disa nga titullarët, lëshoi terren që të pësonte gol.

PJESA E PARË

- Tirana vendos të luajë pa kapitenin Karabeci që ende nuk është në formë për shkak të dëmtimit dhe me Dungën e Halilin titullarë. Nga ana tjetër, Bylisi vjen me një skuadër ndryshe nga ajo që u prezantua në sfidën e parë me Tiranën. Bardheblut­ë surprizohe­n nga presingu i Bylisit, ndërsa në minutën e 10-të Qardaku tenton të shënojë me një goditje nga jashtë zone, por sfera kalon mbi traun e portës. Loja nuk është e qartë dhe Tirana nuk lidhet dot, ndërsa rasti i parë për bardheblut­ë vjen në minutën e 18-të, pas një kombinimi Dunga-Hasani, me shkodranin që godet keq, ndërsa Hidi është i vëmendshëm dhe i mohon golin lojtarit bardheblu. Një minutë më vonë, goditje diagonale e Qardakut fluturimth­i, me mjeshtëri reagon Lika që grushton dhe e çon sferën në fundore. Bylisi merr kontrollin e mesfushës dhe Imami bën mrekullinë, teksa bllokon Guindonë, që del para Likës dhe godet, por këmba e mbrojtësit devijon topin. Në minutën e 25-të, Antoni godet me kokë pas një goditjeje këndi, Lika shpëton portën e tij nga goli me një grushtim. 11 minuta më vonë, Dunga i jep një asist Hasanit, shkodrani del vetëm me portierin, por Hidi nxjerr dorën dhe bën mrekullinë, duke shpëtuar portën e tij.

PJESA E DYTË

- Mema e kupton që nuk është dita e Tiranës e diçka nuk funksionon dhe fut Ngonë e Çelhakën. Ama rasti i parë i kësaj pjese regjistroh­et në minutën e 59të, me një supergjuaj­tje të Kalesë nga jashtë zone. Reagim perfekt i Isli Hidit që grushton topin mbi traun e portës. Gjashtë minuta më vonë Ndreca vë në provë menjëherë Bakajn, me një predhë nga goditja e dënimit, por portieri kryeqyteta­s bën të pamundurën dhe nxjerr topin

jashtë. Menjëherë kundërsulm i Tiranës, topi shkon te Kaleja që kalon Turabovin, godet, por Hidi ngjitet mbi katedër dhe shpëton rezultatin. Mema lëviz gjithë stolin dhe e fut në fushë. Minuta e 72-të, Ngo i jep një pas Hoxhallari­t që godet menjëherë, por Hidi ia del të shpëtojë sërish portën. Dhe kur të gjithë mendonin se ndeshja do të mbyllej barazim, mendon Asion Daja në minutën e 91-të. Ngo jep një top mjaft të bukur për Kobinën, i cili depërton bukur nga e djathta, kalon Ndrecën dhe jep një asist në zonë për Dajën, i cili nuk fal, duke gjetur rrugën e rrjetës me një gjuajtje të menjëhersh­me. Tirana fiton 1-0, por nuk duhet të gëzohet shumë. Akoma nuk është gati...

 ??  ?? Miiqësorja në “Sellman Stërmasii” vendoset nga një goll ii Dajës në frymën e fundiit,, trajneriin nuk e biind lloja dhe konfiirmon se ka diillema për skemën..
Miiqësorja në “Sellman Stërmasii” vendoset nga një goll ii Dajës në frymën e fundiit,, trajneriin nuk e biind lloja dhe konfiirmon se ka diillema për skemën..
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania