Panorama Sport (Albania)

Shpejtësi dhe gola, ja çfarë i mungon Milanit

Pas firmës së parë nuk ekzistonin "smartphone"-t dhe rrjetet sociale, Sarri ishte ende me flokë, Paratiçi luanin akoma futboll

- PËRGATITI: JETON STAMOLLA

Pas një sezoni mes shumë dritëhijes­h në Paris, Xhanluixhi Bufon bëri rik thimin te Juventusi për të luajtur vitin e fundit të karrierës së tij. 41-vjeçari, firmën e parë e hodhi më 4 korrik 2001, por kjo e dyta ishte ndoshta dhurata më e bukur që mund t'i bënte karrierës. Gjithsesi, nga e para e deri më 4 korrik 2019, kanë qenë 18 vite në të cilat ka ndryshuar jo vetëm portieri legjendar italian, pa dyshim një ndër më të mirët e historisë, por edhe një pjesë shumë e mirë e botës në të cilën jetojmë. Madje, akoma më tepër kanë ndryshuar edhe shumë personazhe që kanë shënuar jetën dhe karrierën e vetë "Supermen"-it.

FIRMA E PARË

Në vitin 2001, Bufon u ble nga Juventusi për 75 miliardë lireta, plus transferim­in në Parma të Xhonatan Bakinit, të vlerësuar 30 miliardë lireta. Portieri iu bashkua në grumbullim skuadrës që atëherë drejtohej nga Marçelo Lipi më 3 gusht dhe në datën 4 u bë edhe prezantimi i tij, pasi ishin hedhur edhe firmat në kontratë. Xhixhi u prezantua së bashku me Pavel Nedvedin (u ble nga Lacio për 75 miliardë lireta), Lilian Turamin (mbërriti te Parma për 70 miliardë lireta, por edhe përkrah Kristian Zenonit. Vera e vitit 2001 ishte një ndër më historiket për sa i përket historisë së futbollit, duke qenë se të gjitha këto blerje të mëdha të Juves përkuan edhe me largimin nga Torino të Zinedin Zidanit, i cili kaloi te Reali për 150 miliardë lireta.

ANDREA ANJELI

18 vite më parë, edhe presidenti aktual i Juves bënte një jetë tjetër. Mes viteve 20012004, Anjeli punonte në kompaninë "Philip Morris Internatio­nal" në Lozanë, ku fillimisht merrej me marketing dhe sponsorizi­me, ndërsa më pas u bë shefi i komunikaci­onit me median. Gjithsesi, Juventusi dallohej se kishte nisur të ishte në mendimet e tij, ndonëse pamja ishte krejt ndryshe, me Anjelin që i ngjasonte më shumë një "buzëqumësh­ti"...

FABIO PARATIÇI

Në 2001-shin, drejtori sportiv i Juventusit bënte ende futbollist­in, më saktësisht "xholin" mes mbrojtjes dhe mesfushës. Në verën e 18 viteve më parë, edhe Paratiçi transferoh­ej nga Savoia te Xhuliano, skuadra e tij e parafundit, përpara se ta mbyllte me Brindizin.

XHORXHO KIELINI

Sivjet te Juventusi, Bufoni rigjen mbrojtësin, i cili trashëgoi edhe shiritin e kapitenit pas largimit të portierit verën e kaluar në Paris. Kielini është një ndër të mbijetuari­t e "BBC"-së së famshme, së bashku me Leonardo Bonuçin, pas tërheqjes së Andrea Barzaljit. Në vitin 2001, Kielini nuk ishte i vogël: kishte 16 vite mbi shpatulla dhe luante për Livornon në Serinë C1.

LEONARDO BONUÇI

Kur Bufon mbërriti te Juvja për herë të parë, edhe historia sportive e mbrojtësit të datëlindje­s 1987 ishte shumë ndryshe. Në verën e vitit 2001, Bonuçi ishte pjesë e të rinjve të Viterbezes, skuadra e vendlindje­s së tij.

MASIMILIAN­O ALEGRI

Sivjet Bufon nuk rigjen Masimilian­o Alegrin në stol, trajnerin me të cilin fitoi 4 tituj kampionë. Ndërsa në vitin 2001, "Konti Maks" ishte një futbollist në aktivitet, konkretish­t në radhët e Alianezes, skuadër me të cilën nisi edhe aventurën në pankinë në vitin 2003, pasi e kishte mbyllur me futbollin e luajtur.

MAURICIO SARRI

Ndërkohë, Bufon do të gjejë në pankinën e Juves Mauricio Sarrin, i cili pak vite më parë drejtonte "armiqtë" e Napolit. Në vitin 2001, Sarri, atëherë edhe me shumë flokë mbi kokë, fitonte kampionati­n e Kategorisë së Gjashtë me Sansovinon, skuadër të cilën për tri vite arriti ta ngjiste në C2, por në të njëjtën kohë edhe në fitoren e Kupës së Italisë për Serinë D në sezonin 2002-2003.

MATAJS DE LIGT

"Supermeni" Bufon do të gjejë në skuadër edhe mbrojtësin më të lakmuar të merkatos së verës, 19-vjeçarin që zbarkoi nga Ajaksi për 85.5 milionë euro, "likuiduesi­n" e Juventusit nga Champions-i sezonin e kaluar në Champions, me golin deciziv në Torino. Nëse sivjet do të jenë shokë skuadre, kur Bufon firmoste herën e parë me Juven, De Ligt sapo kishte festuar ditëlindje­n e tij të dytë. KRISTIANO RONALDO

Kur u dukën se rrugët e tyre u ndanë përgjithmo­në, duke qenë se verën e kaluar Xhixhi firmosi në Paris, ndërsa Ronaldo në Torino, kur Bufon u bë juventin herën e parë, CR7 luante në radhët e të rinjve të Sportingut të Lisbonës. Gjithsesi, ai kishte nisur të përgatiste terrenin, i cili do ta dërgonte në verën e vitit 2003 te Mançester Junajtid, përpara se të shndërrohe­j në një legjendë te Reali i Madridit.

MANÇESTER SITI

Verën e kaluar e refuzoi për të zgjedhur PSG-në, por 18 vite më parë, ajo që sot është shndërruar në një nga klubet gjigante të Europës, në 2001-shin Mançester Siti binte nga kategoria në Angli, pasi e mbylli Premier Ligën në vend të 18-të. Gjithsesi, sezonin që pasoi ata dolën kampionë në "Championsh­ip" (Kategoria e Dytë angleze), për t'u rikthyer dhe për të mos zbritur kurrë nga 20 më të mirat e Anglisë.

FORMULA 1

18 vite më parë ndryshoi historia edhe në disa sporte të tjera. Në vitin 2001 niste epoka fituese e Mikael Shumakerit me Ferrarin në Formula 1. Pas dopietës së titujve në timonin e Benetonit (1994, 1995), piloti gjerman fitoi Botërorin e parë me "kokëkuqen" dhe u konfirmua kampion për pesë vite me radhë me makinën e familjes Anjeli.

Klasi 500 ç / Moto GP

Kur Bufon firmosi herën e parë te Juventusi, "dy gomat" nuk ishin ende perandoria e Valentino Rosit. Në muajt e fundit të vitit 2001, "Doktori" fitonte titullin e parë në klasin 500 ç dhe nga ai sukses nuk rreshti më së festuari, duke u konfirmuar sërish kampion në vitet 2002, 2003, 2004, 2005, 2008 dhe 2009.

KINEMAJA

Në vitin 2001 nuk u shkrua vetëm historia e futbollit italian me transferim­in e parë të Bufonit te Juvja, por ishte edhe një vit ndryshimi global edhe në kinematogr­afi. 18 vite më parë u dha premiera e "Harri Potter, guri filozofik", episodi i parë i sagës së frymëzuar nga romanet e shkruara nga Xh.K Rouling. Për më shumë, viti 2001, çmimi "Oskar" si filmi më i mirë i shkoi "Gladiatori­t", i cili ka hyrë me të drejtë në historinë e kinematogr­afisë.

TEKNOLOGJI­A

Por gjatë 18 viteve mes dy firmave, ajo që ka ecur me hapa galopantë ka qenë teknologji­a, sidomos bota e telefonave. Në vitin 2001 "smartphone"-t jo vetëm nuk ekzistonin, por nuk dihej nëse ky produkt do të vinte ndonjëherë në jetë. Në atë periudhë, padronët e telefonisë celulare ishin "Nokia", "Motorola", "Ericsson", të cilat sot kanë përfunduar në papafingo. Nuk ekzistonin as rrjetet sociale, "Facebook" apo "Instagram", dy ndër "drogat" e kohëve të sotme...

Shkurt dhe qartë, Xhanluixhi Bufoni duket se ka lindur i predispozu­ar që të ndryshojë jo vetëm fatet e një ndeshjeje mes portave, por edhe historinë e globit, në këto 18 vite në planetin "Juventus".

 ??  ?? Bufon duke firmosur me ish-shokun e tij të skuadrës, Pavel Nedved, sot zv.president i Juves, kontratën e fundit
Bufon duke firmosur me ish-shokun e tij të skuadrës, Pavel Nedved, sot zv.president i Juves, kontratën e fundit
 ??  ?? Herri Poter dhe Gladiatori
Herri Poter dhe Gladiatori
 ??  ?? Celularët e epokës Bufon
Celularët e epokës Bufon
 ??  ?? Drejtori aktual sportiv,
Fabio Paratiçi, me bluzën e Savoias
Drejtori aktual sportiv, Fabio Paratiçi, me bluzën e Savoias
 ??  ?? Andrea Anjeli në vitin 2001
Andrea Anjeli në vitin 2001
 ??  ?? Prezantimi pas firmës së parë, së bashku me Nedvedin, Turamin e Zenonin
Prezantimi pas firmës së parë, së bashku me Nedvedin, Turamin e Zenonin
 ??  ?? Ronaldo dje dhe sot
Ronaldo dje dhe sot
 ??  ?? Sarri me flokë, me trofeun kampion të kategorisë së gjashtë
Sarri me flokë, me trofeun kampion të kategorisë së gjashtë
 ??  ?? Alegri shënonte një gol me Alianezen
Alegri shënonte një gol me Alianezen
 ??  ?? Mikael Shumaker festonte titullin e parë me Ferrarin
Mikael Shumaker festonte titullin e parë me Ferrarin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania