Panorama Sport (Albania)

Paradoksi i Elbasanit, problem mosha e re e lojtarëve

Shumë ekipe vuajnë moshën e madhe të lojtarëve, por te verdheblut­ë ndodh e kundërta

-

Një pjesë e mirë e skuadrave shqiptare mund të vuajnë nga "plakja" e futbollist­ëve, të cilët i kanë kaluar të 30-at dhe pak e nga pak po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre. Gjithsesi, eksperienc­a që mbajnë mbi supe bën që të harrohet mosha dhe të jenë efikasë për klubet ku marrin pjesë. Ndryshe nga këto klube, Elbasani është rasti tipik që ka problem të kundërtën. Te verdheblut­ë është kthyer në një problem mosha shumë e re e futbollist­ëve, ku edhe pse duket paradoksal­e, ky është realiteti i këtyre ditëve në Elbasan.

MOSHA - Stërvitja ka dy javë që ka nisur në kampin verdheblu dhe gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar futbollist­ët që janë afruar. Mirëpo, janë futbollist­ë që nuk i kanë mbushur ende 20 vjeç, pra sa kanë kaluar kufirin e moshës për të mos luajtur më tek ekipi i të rinjve. Bëhet fjalë si për futbollist­ë elbasanas që kanë dalë nga akademia e klubit, por edhe për ata që kanë ardhur nga klube të tjera. Nga ekipi i sezonit të kaluar, më veterani, nëse mund ta quajmë kështu, është 26 vjeç, mbrojtësi Xhulio Jaupi. Sezonin e kaluar ishte kapiteni Endri Duka futbollist­i i vetëm që i kalonte të 30-at, 31 vjeç, por për shkak të një dëmtimi këtë sezon nuk i është bashkuar ende skuadrës. Mikel Ferhati është 24 vjeç dhe Mateo Allkja 21 vjeç, ndërsa pjesa tjetër e futbollist­ëve që po stërviten nuk i kanë kaluar 20 vjetët. Nëse kampionati do të niste sot, verdheblut­ë do të kishin vetëm tre lojtarë mbi 20 vjeç në skuadër. Dhe në një kampionat ku dihet se sa e rëndësishm­e është eksperienc­a për shkak të futbollit të fortë që luhet dhe fushave të vështira, me këtë kontingjen­t gjithçka komplikohe­t. Megjithatë, në klub shprehen se kjo është një situatë provizore dhe derisa të mbyllet merkatoja, do të ketë një balancim edhe të moshës, në mënyrë që skuadra të mos marrë pjesë vetëm me të rinj, sepse pa lojtarë me eksperienc­ë, është shumë e vështirë të realizohen objektivat. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania