Panorama Sport (Albania)

Vjet pësoi 193 gola, trajneri Meraku: Këtë sezon ta ulim shifrën

-

Në qytetin e Bilishtit është viti i tretë që vazhdon përgatitje­t dhe do të marrë pjesë në kampionati­n e futbollit për femra ekipi i vajzave që përfaqëson klubin Bilisht Sport. Kjo skuadër drejtohet nga trajneri Trifon Meraku, i cili ishte nismëtari i krijimit të këtij ekipi me vlera në qytetin juglindor. Skuadra tashmë ka filluar përgatitje­t që në datën 1 gusht, ku 15 vajza stërviten çdo ditë nën urdhrat e trajnerit. Sezonin e kaluar Bilishti u rendit në vendin e fundit në kampionat, duke fituar vetëm 1 ndeshje, ku pësoi plot 193 gola në 22 takime. Këtë vit trajneri Meraku, synon që skuadra e tij ta ulë numrin e golave të pësuar. Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri rrëfen gjithashtu punën në skuadrën e Bilishtit.

Tashmë skuadra ka hyrë në vitin e tretë. Si do ta komentoni këtë eksperienc­ë në futbollin e femrave? Kanë qenë dy vite të vështira, pasi dihet mentalitet­i i organizimi­t të vajzave në futboll dhe vështirësi­a për terrenet stërvitore, si dhe pengesat për zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin e qytetit. Por aktiviteti është zhvilluar normalisht nga mbështetja e dy kryebashki­akëve të Maliqit e Korçës, si dhe ndihma e presidenti­t të klubit. Në këto vite janë stërvitur rreth 45 futbollist­e, duke treguar se numri i vajzave që po afrohen me futbollin po vjen në rritje. Si e ndien veten ekipi nga rezultatet e marra gjatë këtyre dy viteve?

Në këto dy vite ekipi ynë nuk ka pasur një klasifikim të mirë, por kjo vjen nga mungesa e përvojës së vajzave dhe nga mosha e vogël e tyre si dhe largimet e disa lojtareve cilësore për arsye emigrimi ose shkollimi. Gjithashtu, edhe nga rritja e cilësisë së futbollit të femrave në vendin tonë. Ndërsa për sa i përket sezonit të ri, krahas futbollist­eve që mbyllën edicionin e kaluar jam në bisedime me 3-4 futbollist­e nga qyteti i Korçës.

Si do ta konsideron­i bilancin tuaj dyvjeçar në këtë skuadër?

Puna me vajzat është e vështirë, por të jep edhe kënaqësinë e saj. Momentalis­ht, jo për rezultate ekipore, por nga ekipi janë përfituar 2-3 lojtare cilësore siç janë portierja Klesja Spaho dhe qendërmbro­jtësja Denisa Topi, të cilat janë pjesë e kombëtares U-17. Cilët janë objektivat që ka Bilisht Sporti në sezonin e ri? Të krijojmë një ekip sa më dinjitoz, të ulim numrin të golave të pësuar dhe të krijojmë ekipe të moshave të vogla për të pasur bazë për furnizimin e ekipit të parë. Mendoj që me mbështetje­n e kryetarit të ri të bashkisë, ekipi të luajë në stadiumin e qytetit. Thanas Çeva

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania