Panorama Sport (Albania)

Reali, gati ta apelojë kartonin e kuq të Modriçit

-

Skuadra e Realit ka vendosur për të apeluar një vendim të mundshëm për dënimin e yllit të skuadrës, Luka Modriç. Kroati mori karton të kuq të shtunën ndaj Selta Vigos, pasi bëri një ndërhyrje nga prapa ndaj Deniz Suarezit. Në raportin e arbitrit të ndeshjes shkruhet: Mesfushori i Realit të Madridit është përjashtua­r me karton të kuq, pasi në minutën e 56-të të ndeshjes ka goditur kundërshta­rin në thembrën e Akilit me takat e tij, me pamundësin­ë për të luajtur me topin. Skuadra madrilene e quan vendimin e arbitrit të gabuar dhe në pikëpamjen e tyre, Modriç po mundohej të luante me topin dhe goditja ndaj Suarezit ishte e paqëllimsh­me. Kroati mund të përballet me një dënim prej 3 ndeshjesh për kartonin e kuq. Neni 123 i Kodit Disiplinor në rastet e goditjeve të dhunshme, parashikon një dënim të rëndë për mesfushori­n, pasi e cilëson veprimin e tij të rrezikshëm dhe kërcënues për karrierën e lojtarit kundërshta­r. Por, në rastin në fjalë, skuadra spanjolle shpreson që në argumentin e saj të mbrohet me

faktin se ndërhyrja nuk ka qenë fatale për kundërshta­rin, duke i ulur dënimin lojtarit nga tri në një ndeshje.

Por, shanset që lojtari të falet janë praktikish­t zero. Kjo, pasi UEFA i ka instruktua­r arbitrat në seminaret që zhvillohen në Nion që ndërhyrje të tilla të mos tolerohen kurrsesi duke mbrojtur lojtarët në fushën e lojës ndaj momenteve të tilla. Kujtojmë që në kampionati­n spanjoll prej dy sezonesh po përdoret sistemi VAR, për t'u ardhur në ndihmë arbitrave në fushën e lojës. Kjo do të thotë që kartoni i kuq i dhënë për Modriçin ka marrë miratimin edhe të arbitrave të ndodhur në dhomën e VAR-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania