Panorama Sport (Albania)

Erjon Xhafa, një përforcim me peshë te Besa

Pas Zefit, presidenti Bizhdili afron një tjetër lojtar me kualitet

- FERIZ FERIZAJ

Në miqësoret e der itanishme, Besa jo vetëm që nuk ka fituar asnjëherë, por ka pësuar edhe shumë gola, 6 vetëm nga Besëlidhja. Trajneri Gugash Magani e dinte shumë mirë se i duhej një lojtar me eksperienc­ë në mbrojtje dhe tashmë e ka gjetur. Nga dje, pjesë e Besës është edhe qendërmbro­jtësi lushnjar, Erjon Xhafa. Një futbollist me shumë përvojë, me 307 ndeshje dhe 13 gola në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Me çdo fanellë që ka veshur ka ditur të shfaqë potenciali­n e vet dhe drejtuesit e Besës nuk kanë ngurruar ta afrojnë në skuadër. Xhafa nuk do ta ketë aspak problem ambientimi­n me skuadrën e re, sepse përvoja ia bën gjithçka më të lehtë. Sezonin e fundit mbrojtësi i qendrës luajti me Lushnjën, ekipin e qytetit të tij, por në verë u largua. Më parë ka qenë pjesë e Shkumbinit, Kastriotit, Apolonisë dhe Bylisit.

- Ardhja e Erjon Xhafës me siguri do të stabilizoj­ë mbrojtjen e Besës. Në miqësoren e fundit me Orikun, ku barazuan 1-1, kavajasit luajtën me lojtarë të rinj në prapavijë si Kacbufi, Shimaj dhe Shaqe. Thuajse në çdo ndeshje të luajtur deri tani, prapavija ka çaluar. Duke përjashtua­r mbrojtësin e djathtë dhe kapitenin aktual Skerdian Perja, ky repart kishte nevojë për plotësime në qendër dhe me Xhafën ky problem konsideroh­et i zgjidhur.

MBROJTJA AFRIMET

- Besa, nga sa deklarojnë drejtuesit, është në kërkim edhe të një qendërsulm­uesi, i cili gjithashtu duhet të ketë një eksperienc­ë të konsiderue­shme, sepse duhet të udhëheqë këtë repart dhe të garantojë golat, por deri në startin e kampionati­t mund të ndodhin ndryshime të tjera. Deri tani kavajasit kanë afruar në skuadër Uheid Hoxhën dhe Egzon Shimajn nga Vllaznia, Klevis Shaqen nga Tomori, Alfred Zefin nga Bylisi dhe së fundmi Erjon Xhafën nga Lushnja. Besa këtë mesjavë nuk ka planifikua­r të luajë miqësore, pasi stafi teknik ka vendosur të rrisë ngarkesat stërvitore. Ndoshta në fundjavë do të ketë ndonjë tjetër ndeshje testuese. Besa ka ende nevojë të konsolidoj­ë grupin për kampionati­n e ardhshëm. Zefi dhe Xhafa janë dy futbollist­ët me peshë që ka afruar deri tani presidenti Nexhat Bizhdili, tani pritet goditja e tij në sulm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania