Panorama Sport (Albania)

Dibala, Juvja pranon 80 milionë euro, Paratiçi shpreson edhe për Nejmarin

"Zonja" ofron 100 mln euro plus kartonin e argjentina­sit

-

Emri i Paulo Dibalës është sigurisht një prej më të nxehtëve në merkaton e kësaj vere. Gjatë orëve të fundit, pas dështimit të Juventusit për ta shitur te Mançester Junajtid dhe Totenhemi, erdhi interesimi i fortë i PSG-së që është në kërkim të një goditjeje në merkato, mbi të gjitha tani që rrezikon të humbasë Nejmarin. Sulmuesi argjentina­s i Juves ashtu siç ishte paralajmër­uar, menaxherët i kishte në Paris ditën e martë për të dëgjuar ofertën e kampionëve të Francës. Në drejtim të Juves është bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh sipas "DailyMail", e cila mund të pranohet brenda ditës së sotme. Por pritet të vendosë futbollist­i, i cili refuzoi transferim­et e mëparshme drejt Premier Ligës, edhe pse akordi me "Zonjën" u gjet si nga ana e Mançester Junajtid, ashtu edhe nga Totenhemi. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, u takua me menaxherin e "La Joya" Horge Antun dhe brenda ditës së sotme shpreson që të ketë fjalën e të dyja palëve, pavarësish­t se Dibala këmbëngul për të mos u larguar nga Torino. Pritet të shihet nëse "Zonja e Vjetër" do t'i pranojë 80 milionë eurot, apo do të kërkojë 100 milionë. Por në Spanjë, "AS" shkruante mbrëmjen e së martës se Barcelonës i është shtuar një tjetër rivale në garën për të firmosur me Nejmar, pikërisht Juventusi. Sipas tyre, Juventusi i garanton lojtarit të njëjtën rrogë që ai fiton në Paris, 37 milionë euro në vit dhe Dibala mund të përdoret për të ulur vlerën e kartonit të braziliani­t, duke zbritur 80 milionë eurot e argjentina­sit dhe ofruar edhe disa miliona të tjerë. "Globoespor­te" në Brazil flet për një ofertë të çmendur: 100 milionë euro plus Dibalën. "O Ney" preferon rikthimin në Barcelonë, Juventusi këmbëngul, ndërsa Reali mban kontakte, por nuk bën asnjë hap. Telenovela "Nejmar" vazhdon të mos e ketë të afërt episodin e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania