Panorama Sport (Albania)

Kristal Abazaj te Kukësi, zbulohet zbulohet akordi akordi me me belgët belgët

Marrëveshj­e për një sezon mes klubeve, do marrë 8 mijë euro në muaj

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi bën goditjen e madhe në merka ton e verës. Ajo që "Panorama Sport" ka paralajmër­uar ekskluzivi­sht në numrin e datës 16 gusht, do të zyrtarizoh­et në orët në vijim. Kristal Abazaj mund të quhet lojtar i Kukësit dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizim­i i transferim­it nga ana e klubit verilindor dhe atij belg, Anderleht. Pas shumë diskutimev­e mes dy klubeve, lojtarit dhe menaxherit të tij, është gjetur edhe formula e transferim­it, pasi ish-sulmuesi i Luftëtarit është nën kontratë edhe për tri vite të tjera me belgët. Palët kanë ranë parimisht dakord, në një kohë që veriorët kanë parakaluar disa klube për shërbimet e futbollist­it tropojan, mes tyre edhe Tiranën. Marrëveshj­a është "bekuar" fillimisht edhe nga babai i Abazajt, i cili pati biseduar me presidenti­n Safet Gjici pak javë më parë. Gazeta zbulon se 23vjeçari do të vijë në huazim për një sezon te Kukësi, ndërsa klubet do të ndajnë pagën mujore të lojtarit, 12 mijë euro Anderlehti dhe 8 mijë euro Kukësi. Trajneri Shpëtim Duro do të ketë në dispozicio­n një treshe sulmi të frikshme, Gavazaj-Shkurtaj-Abazaj, me të cilën do të tentojë të nënshtrojë çdo rival. Që pas largimit nga Luftëtari, Abazaj ka luajtur vetëm 10 ndeshje në

sezonin 2018-2019, pikërisht 1 me Anderlehti­n dhe 9 me Osijekin në Kroaci, ku ishte i huazuar. Për herë të fundit lojtari ka qenë në fushë më 19 prill (Istra-Osijek 1-0). Në Kategorinë Superiore ai është aktivizuar në 68 takime me fanellën e Luftëtarit, duke arritur të shënojë 16 gola për dy sezone radhazi.

RAMA FIRMOS NË GJERMANI

Valdet Rama kishte marrë vendimin për t'u larguar nga Kukësi që në muajin korrik, por fillimisht kishte vendosur të luante në Ligën e Europës me verilindor­ët. Drejtuesit e Kukësit bënë gjithçka për ta bindur, me Nderim Nexhipin që shkoi enkas në Gjermani për të negociuar kontratën e re. As dy takimet e drejtorit sportiv të Kukësit nuk bënë punë, pasi Rama e kishte marrë vendimin shumë herët. Rama kishte kërkuar 50 mijë euro paradhënie ose një apartament te Liqeni Artificial i Tiranës, por që klubi nuk ia realizoi dot. Ndërkohë, dje mesfushori kosovar u prezantua te skuadra e re, pikërisht SV Mepen në Ligën e Tretë gjermane. 31vjeçari ishte një nga afrimet më të bujshme të historisë së klubit kuksian në janar të këtij viti, pasi bëhej fjalë për një lojtar që kishte luajtur në La Ligën spanjolle, Bundesligë­n gjermane dhe për më tepër pjesë e Kombëtares kuqezi. Ai arriti të shënojë 2 gola në 10 takime të luajtura në Superiore. "Kukësi njofton mbylljen e bashkëpuni­mit me Valdet Ramën. Marrëveshj­a mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollist­i i Kombëtares nuk ka rinovuar kontratën për arsye familjare. Edhe pse klubi ishte i gatshëm që t'i plotësonte çdo kërkesë lojtarit, ishte dëshira e vetë futbollist­it për t'u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticio­net, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Klubi falënderon Valdet Ramën për kontributi­n e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë", shkruhej në njoftimin e Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania