Panorama Sport (Albania)

“Çmendet” Milani, do në huazim Ikardin

Përtej Mauros, po synohet Joviç nga Reali i Madridit

- Përgatiti: LEDIO NASE

Milani 2019-'20 do të ketë shumë fy tyra të reja. Klubi kuqezi, pasi prezantoi ditën e djeshme plot 3 blerje, vazhdon të jetë aktiv në merkato. Në krye të listës qëndron Angel Korrea, por bisedimet me Atletikon e Madridit janë bllokuar, për shkak të kërkesës së lartë financiare të klubit madrilen që pretendon 55 milionë euro për kartonin e futbollist­it, shifër e cila nuk përkon me arkat e milanezëve. Për këtë arsye, në klubin kuqezi po shqyrtojnë pista të tjera, që gjithsesi të çojnë në Madrid. MARIANO DHE JOVIÇ - Pikërisht drejt kryeqyteti­t spanjoll do të udhëtojnë gjatë javës drejtuesit Maldini dhe Boban, që kanë si mision dy sulmuesit e Realit: Mariano Diaz dhe Luka Joviç. I pari nuk bën pjesë në planet e Zinedin Zidanit, vlen 20 milionë euro, por problem mbetet paga e tij e lartë (8,5 milionë në sezon). I ndryshëm është diskutimi për Joviçin. Talenti serb ishte një nga blerjet më të rëndësishm­e të Realit të Madridit në merkaton e verës: u ble 65 milionë euro nga Ajntrahti i Frankfurti­t, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Pavarësish­t se ditën e djeshme u shpreh: "Trajneri beson tek unë, nuk largohem". MANXU DHE IDEJA "IKARDI" - Ndërkohë, mediat italiane zbulojnë të tjera opsione për sulmin e Milan

it. Një ide "e çmendur" flet për transferim­in e Mauro Ikardit në huazim nga rivalët e përjetshëm të Interit. Një "mision" i vështirë, për të thënë pak, sepse ish-kapiteni zikaltër ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për të mos u larguar dhe në rast largimi ka deklaruar si përparësi Juventusin. Zgjidhja, megjithatë, mund të gjendet te bashkëshor­tja-agjente e sulmuesit, Vanda Nara, që nuk dëshiron të shkëputet nga impenjimet personale që e lidhin me Milanon, ku së fundmi çifti ka blerë edhe shtëpinë e re. Një sinjal që ndoshta nuk do të largohen nga qyteti, por do të ndërrohet skuadër. Më i lehtë është operacioni për Mario Manxukiçin. Sulmuesi kroat është lënë jashtë projektit të Juventusit të Sarrit, ndërsa vetëm pak ditë më parë konfirmoi se kërkon të qëndrojë në Itali, pasi refuzoi ofertat e Mançester Junajtidit dhe Bajernit të Mynihut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania