Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu bën “pazar” në Ganë, gati 2 lojtarë

Trajneri Daja do të thotë fjalën e fundit për qendërmbro­jtësin dhe mesfushori­n e qendrës

- LLAZI SARO

Skënderbeu nuk e ka mbyllur ende merka ton, teksa goditjet në limite pritet të jenë të shumta për klubin bardhekuq. I përfshirë në bisedime për huazimin e Dorian Kërçikut dhe Asion Dajës nga ekipi i Tiranës, korçarët kanë prenotuar dy futbollist­ë me perspektiv­ë për të ardhmen. Dy lojtarët afrikanë janë pjesë e kombëtares U-21 të Ganës dhe për momentin janë në aktivitet me ekipin e tyre përfaqësue­s. Bëhet fjalë për Mohamed Adams dhe Emanuel Kofi Esien, të cilët priten që gjatë javës të bashkohen me Skënderbeu­n në stërvitje për t'u vënë më pas nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Të dy futbollist­ët kanë arritur akordin me Skënderbeu­n për të firmosur një kontratë 2vjeçare me të drejtën për rinovimin edhe për një sezon tjetër. Gjithsesi, i rëndësishë­m mbetet fakti se si Adams, ashtu edhe Esien janë në aktivitet dhe forma e tyre pritet të jetë e mirë dhe gati për lojë. Teksa nga ana tjetër futbollist­ët në fjalë mbulojnë pozicione ku trajneri i Skënderbeu­t kishte domosdoshm­ëri për afrime të reja. Skënderbeu i ri pritet të mos jetë si ai i epokës "së artë", gjithsesi drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një ekipi konkurrues në Kategorinë Superiore.

MOHAMED ADAMS

Mohamed Adams është 19 vjeç dhe luan si mbrojtës qendre. Një afrim i mirë ky për Skënderbeu­n që do të mbushë hapësirat e lira të lëna bosh nga largimet e shumë lojtarëve pas sezonit të kaluar. Adams, falë shtatlartë­sisë është një futbollist që sipas të dhënave, ka forcë në ajër dhe saktësi në mbulimin e zonave. KOFI ESIEN

Një emër i njohur në botën e futbollit, ashtu si ish-mesfushori i Çelsit, edhe Kofi Esien luan si mesfushor qendre

dhe shquhet për forcën fizike dhe rendimenti­n që ka në lojë. Një lojtar i fortë dhe i shpejtë që Ilir Daja mund ta përdorë si "ekran" në fushë, por edhe si mesfushor i mirëfilltë. Të dyja këto afrime pritet që të paraqiten në Korçë përpara Ilir Dajës për të

bërë edhe zyrtarizim­in si lojtarë të Skënderbeu­t. Më pas do të jetë trajneri ai që do të vendosë nëse të dy këta futbollist­ë janë gati për të përballuar cilësisht kampionati­n tonë apo do të duhet të kalojnë fillimisht në provën e ekipit. Me laps dhe

letër në dorë, tashmë Ilir Daja ka një ekip më të kompletuar dhe nëse do të kompletohe­t edhe huazimi i Kërçikut dhe Dajës, atëherë trajneri i Skënderbeu­t mund të marrë frymë lirisht për sa i përket përbërjes së ekipit që ka në dispozicio­n.

 ??  ?? Mesfushori Kofi Esien dhe qendërmbro­jtësi Mohamed Adams
Mesfushori Kofi Esien dhe qendërmbro­jtësi Mohamed Adams

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania