Panorama Sport (Albania)

Lerda: Lerda: Partizani Partizani im im një një Ferrari, nuk duroj kur më më nxjerrin nxjerrin si si kukull kukull

"E vërteta me Trashin e Sakonen, pse besoj tek Olsi Rama"

- JETMIR HALILAJ

Rrëfiimii ii trajneriit iitalliian: Mjaft Mjaft me me arrogancën,, arrogancën,, nuk jam jam sii sii Panuçii.. Panuçii.. E E vërteta vërteta me me Sakonen Sakonen dhe dhe Trashiin,, Trashiin,, pse pse besoj besoj tek tek Ollsii Ollsii Rama dhe dhe derbiin derbiin që që dua ta ta fiitoj fiitoj pafundësii­sht pafundësii­sht ......

"Nëse nuk merr pjesë me një zgjidhje, atëherë edhe ti je pjesë e problemit". Është një postulat që e lexon në "Whatsapp"-in e Franko Lerdës sapo nis të komunikosh me të, por është i sjellshëm dhe i përpiktë që në fillim. Kur e takon, nuk ngjan fare me "arrogantin" e televizion­it. I veshur me xhinse, bluzë të bardhë dhe atlete ta shtrëngon dorën fort kur e takon, a thua se po të paralajmër­on për pyetjet që do t'i bësh. Po, trajneri i Partizanit është goxha më ndryshe kur bisedon nga afër. Ka dëshirë të të bindë me çdo kusht se ka një mentalitet fituesi dhe se po i bën gjërat si duhet në Shqipëri. Nuk pranon ta quash arrogant dhe aq më pak ta krahasosh me Kristian Panuçin... "E njoh Panuçin nga afër dhe kam respekt për punën si lojtar, por edhe si trajner. Di që e bën mirë punën e trajnerit, por se çfarë raportesh krijon ai jashtë fushës, pak më intereson. Mos më krahasoni me të. Nuk mund t'i përgjithës­oni gjërat se jam italian, apo se mund të ndodhë një episod në një moment të caktuar. Nuk jam fare arrogant. Jam thjesht një njeri që e do punën", thotë ai në intervistë­n ekskluzive për "Panorama Sport". Natyrisht, flet për Korado Sakonen e larguar, Olsi Ramën, Lorenc Trashin, gjyqtarët shqiptarë... Po, Lerda flet për gjithçka, edhe pse hera-herës driblon si të mundet ndaj pyetjeve që nuk i pëlqejnë... Mister, sa fjalë shqip keni mësuar?

Disa... Famelinder (faleminder­it)... Mire (mirë)... Edhe ndonjë fjalë të keqe, por ajo nuk më vjen ndër

"Kampionët nuk mund të jenë kurrë një 'Fiat 500'. Mendoj se Partizani do të jetë një Ferrari. Nuk është ende i tillë, por do të punojmë që të bëhet. Ferrari, jo vetëm prej shpejtësis­ë, por edhe prej ngjyrës së kuqe dhe emrit të madh që ka..."

mend tani. Shqipja është gjuhë e vështirë. Shumë madje. Por do përpiqem të mësoj sa më shumë. Si ju duket Shqipëria?

Tirana më mirë. Unë vetëm Tiranën njoh. Nuk kam vizituar asnjë vend tjetër. Kemi qenë shumë të zënë dhe nuk kam pasur mundësi. Kam shumë dëshirë të vizitoj Veriun dhe Jugun e Shqipërisë. Por edhe Durrësi më pëlqen ta shoh nga afër. Sa për Tiranën, po është një qytet i gjallë, shumë interesant dhe mua më pëlqen. Nuk e mendoja kështu para se të vija. Pse zgjodhët Partizanin?

Sepse pashë një mundësi të mirë. Një provë intriguese në karrierën time. Ju nuk keni punuar kurrë jashtë Italisë, pse pikërisht Shqipëria?

Sepse disa njohje të mia ma ofruan si mundësi. Takova Gaz Demin dhe Olsi Ramën dhe ramë dakord. Çfarë mund t'i përmirëson­i një skuadre që sapo ka fituar bindshëm titullin kampion?

Ka gjithnjë vend për t'i bërë gjërat më mirë. Natyrisht, jam i lumtur që kam ardhur në një ekip kampion dhe do të bëj më të mirën time. Si do të jetë Partizani i Lerdës?

Do të përpiqemi të ndërtojmë një skuadër që të imponojë lojën e saj. Të luajë mirë, e sigurt dhe me autoritet në fushë. Partizani do jetë një skuadër me mentalitet fituesi. Është shumë e rëndësishm­e të përmirësoh­emi vazhdimish­t në këtë pikë. A i keni lojtarët e duhur për ta bërë këtë?

Po, besoj se i kam.

Janë larguar disa lojtarë të dashur për tifozët si Ibrahimi apo edhe Mensah...

Për merkaton mund të flisni me drejtuesit e klubit. Janë ata që i marrin vendimet. Po ju nuk ju pyesin fare?

Natyrisht që bisedojmë dhe unë marr pjesë në diskutimet që bëhen për të ardhmen e skuadrës, por në këtë moment vendos Olsi Rama. Si mund të ndërtoni një ekip siç e doni ju, kur ndërkohë e bën dikush tjetër?

Së pari, ju thashë që unë jam i informuar për gjithçka ndodh. Së dyti, unë jam i ndërgjegjs­hëm se nuk e njoh mirë kampionati­n, rivalët tanë dhe psikologji­në e futbollit shqiptar. Për këtë arsye u besoj plotësisht zgjedhjeve që bën Olsi Rama dhe njerëzit e tij, sepse ata arritën të ndërtonin një skuadër kampione dhe mendoj se në këtë moment kanë njohuri më shumë se unë në këtë aspekt. Me kalimin e kohës, pa dyshim që edhe unë do të them fjalën time, por në këtë moment më mirë të veprojë dikush që ka njohuri më të mira se unë në disa gjëra. Partizani është kriktikuar shpesh se nuk shënonte gola me shumicë dhe nuk kishte një bomber...

Eh, koncepti i sulmuesit është pak i gjerë. Ka finalizues të mirë dhe ata që punojnë shumë për ekipin. Mirë është të kesh një që i bën të dyja mirë, por është e vështirë. Gjithsesi, do të shohim se çfarë do të bëjnë sulmuesit tanë. Ju a keni një sulmues me cilësi të tilla?

Ende nuk mund ta them me siguri. Të shohim. Çfarë i thatë Braunit pas tripletës në Superkupë?

E kompliment­ova. Ishte e rëndësishm­e për skuadrën ajo që bëri, por edhe për të. Kur shënon, rritet vetëbesimi, por edhe interesi rreth një lojtari. Pse ishit aq nervoz pas ndeshjes?

Ku e patë që isha nervoz? Aspak. Kisha fituar një ndeshje dhe jo një ndeshje dosido, por Superkupën. Pse u larguat në atë mënyrë gjatë intervistë­s në "RTSH"?

Shikoni, unë jam i disponuesh­ëm për të gjithë dhe shumë i hapur për të folur rreth gjithçkaje. Por ndonjëherë duhet që fituesi të marrë meritën që i takon. Dakord, po pse u larguat ashtu?

Sepse m'u bë katër herë e njëjta pyetje... Vazhdonin të më pyesnin për pjesën e dytë. Unë e thashë: "Kukësi luajti më mirë në pjesën e dytë, e meritoi golin e barazimit, madje rrezikoi seriozisht edhe të na shënonte të tretin. Por edhe ne kishim meritë që besuam". Kaq.

Ç'mund të thosha më? Tani, u pyeta katër herë për pjesën e dytë, ndërkohë që sapo kishim fituar Superkupën. Nuk m'u duk edhe aq e drejtë, por gjithsesi nuk kam asnjë qejfmbetje, apo mungesë respekti ndaj dikujt. Asnjëherë.

Dukeni shumë arrogant nga TV kur braktisni intervista­t...

Nuk është e vërtetë, nuk jam arrogant. Jam i hapur me të gjithë dhe mund të disuktojmë sa të duam për futboll, por me elementë konkretë.

Keni luajtur 5 ndeshje zyrtare dhe keni braktisur dy herë intervista­t...

Ah, i referoheni rastit të Trashit apo jo?

Po, me kolegun Pano Xhixho...

Ok, më vjen keq, nuk doja fare të isha i pasjellshë­m. Por pyetja m'u duk e pavend.

 ??  ??
 ?? Foto: P. Pashollari ?? Lerda duke udhëzuar lojtarët në ndeshjen e Superkupës
Foto: P. Pashollari Lerda duke udhëzuar lojtarët në ndeshjen e Superkupës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania