Panorama Sport (Albania)

Jonuz: Më jepni kohë, rikthej Vllazninë e madhe

"Ta nisim me fitore, punën time shikojeni pas 6 muajsh"

- ADMIR URUÇI

Vllaznia pas një sezo ni larg Superiores është kthyer sërish në elitën e futbollit, me shpresën se ajo që ndodhi para dy vitesh, të mos përsëritet më. Gjithsesi, klubi shkodran nuk vjen shumë i qetë dhe i kompletuar në këtë prag sezoni, për vetë situatën që ndodh në Shkodër, kur dihet se bashkia e qytetit është pronarja dhe gjithçka varet nga buxheti dhe plani që ka ky institucio­n për futbollin dhe sportin në përgjithës­i. Shkodranët kanë vendosur që drejtimin e Vllaznisë t'ia besojnë një trajneri të huaj, pikërisht Mirsad Jonuzit, që vjen nga Maqedonia. Në një prononcim për "SuperSport" në prag të startit të sezonit, ishtrajner­i i kombëtares maqedonase tregoi punën që është bërë në ekip gjatë kësaj periudhe dhe objektivat parësorë që ka Vllaznia pas rikthimit nga Kategoria e Parë në Superiore. Situata dhe pritshmëri­a

Vllaznia e nis sezonin e ri në shtëpi, ku të shtunën pret Laçin në "Loro Boriçi". Trajneri Jonuz në prononcimi­n e tij pohoi se po ndërton një ekip për gjithë sezonin dhe puna e tij mund të vlerësohet vetëm pas 6 muajsh. Ai nuk premton trofe apo Europën, pasi fokusin e ka te starti, ku kërkon ta nisë mbarë dhe të marrë pikë. "Normalisht që ka probleme kur vjen nga faza përgatitor­e, pasi lojtarët janë të ngarkuar. Nuk premtoj që do të fitoj kampionati­n apo do të shkoj në Europë, por do të punojmë që të luajmë sa më mirë në ndeshjen e parë dhe të marrim pikë. Ne po punojmë që të ndërtojmë një skuadër për të gjithë sezonin dhe vetëm në fund do të shohim se çfarë ekipi kemi. Për mua e rëndësishm­e është që të kemi mbështetje­n e tifozëve. Pas 6 muajve mund të flasim për punën time, tani po punojmë për të bërë një nisje të mirë dhe të ndërtojmë një skuadër të mirë", u shpreh fillimisht trajneri i skuadrës shkodrane. Ambienti

Ndonëse ka pak ditë në Shkodër, Jonuz ndihet rehat dhe i adaptuar me qytetin dhe njerëzit që e rrethojnë çdo ditë. "Njerëzit dhe qyteti janë shumë miqësorë. Jetoj në qendër dhe jam këtu prej vetëm 10 ditësh, duke qenë se ishim me fazë përgatitor­e. Është një eksperienc­ë e re dhe shumë e

mirë. Vllaznia është një skuadër e madhe që ka fituar tituj dhe ka qenë në Europë. Do të ndërtoj një skuadër të re me një sistem të ri loje. I vetmi problem është që më duhet më shumë kohë për të punuar në aspektin taktik", vijoi 57vjeçari. Kampionati

Sa i përket futbollit të Kategorisë Superiore, trajneri maqedonas i kuqebluve u shpreh: "Është kampionat shumë i fortë, me lojtarë të mirë, shumë ekipe luajnë në kundërsulm, si Laçi. Më pëlqen të luaj futboll të hapur për të kënaqur tifozët. Luaj për të shënuar sa më shumë gola. Për këtë mënyrë loje më nevojiten këta lojtarë që do të vijnë. Besoj që në këto 3 ndeshje do të marrim pikë. Do të luajmë ndeshje pas ndeshjeje dhe të shohim, pasi kampionati është interesant, me skuadra të forta. Duhet t'i marrim ndeshjet një nga një, pasi gjithçka ka ndryshuar te Vllaznia. Vjet ishin në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në Superiore është krejt ndryshe. Jam i kënaqur që nuk kemi pasur dëmtime". Tifozët

Trajneri i ri ka një barrë të rëndë mbi supe, pasi i duhet që të afrojë edhe tifozët shkodranë në stadium, të cilët vijnë vetëm kur ekipi luan futboll të bukur dhe argëtues. "Më pëlqejnë shumë tifozët e Vllaznisë dhe shpresoj të mbështesin jo trajnerin, por ekipin. Punojmë së bashku, marrim fitoret së bashku ashtu si dhe humbjet së bashku", vijoi më tej Jonuz. Merkato

Vllaznia mbetet akoma në merkato, pasi ekipi ka nevojë për përforcime dhe këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri. "I kam ndjekur lojtarët dhe mendoj se me prurjet e reja jemi më të fortë. Presim lojtarë brazilianë si dhe një afrikan. Ramadani ka nisur të punojë me ekipin. Pas tri ndeshjeve të para do të kemi 15 ditë pushim dhe mendoj se në atë kohë do të kemi një skuadër shumë të mirë", përfundoi trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

 ??  ?? Trajneri Mirsad Jonuz dhe administra­tori i Vllaznisë Suad Lici
Trajneri Mirsad Jonuz dhe administra­tori i Vllaznisë Suad Lici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania