Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Nëse Memushi gjen 1 miliard lekë, iki direkt

"E ftoj të dalë sot në stërvitje si trajner i dytë"

- ERMAL SIKA

Sinan Idrizi reagon pas deklaratav­e të ish-trajnerit të Flamurtari­t, Eqerem Memushi. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", administra­tori i klubit vlonjat thotë se nëse Memushi i ka një miliard lekë, është i gatshëm të hapë krahun dhe të largohet nga Flamurtari. "Ka dalë një biznesmen që quhet Eqerem Memushi, që ka 1 miliard lekë. Unë Eqeremin...

Sinan Idrizi reagon pas deklaratav­e të ish-trajnerit të Flamurtari­t, Eqerem Memushi. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", administra­tori i klubit vlonjat thotë se nëse Memushi i ka një miliard lekë, është i gatshëm të hapë krahun dhe të largohet nga Flamurtari. "Ka dalë një biznesmen që quhet Eqerem Memushi, që ka 1 miliard dollarë. Unë Eqeremin e kam shumë mik, e respektoj shumë. Unë e di që është i pasur dhe nëse është i gatshëm që do ta marrë Flamurtari­n dhe nëse ai e mendon seriozisht këtë gjë, që ka njerëz të tillë, unë menjëherë largohem. Memushi është njeri me vlera të larta, me karakter të lartë, me integritet të lartë. Është njeri i nderuar dhe i respektuar në Vlorë. Ai kështu mendon dhe unë nuk them asgjë të keqe. Po, jam dakord që menjëherë të largohem. E pranoj menjëherë! Sepse, Eqeremi e ndien më shumë Flamurtari­n nga unë, e do më shumë nga unë dhe kaq. Unë nuk e di që është miliarder. Unë e di që ka punuar në Pyjore. Nëse atje ka bërë kaq para sa të vijë te Flamurtari, patjetër le të vijë. Është njeri me vlera, nuk kam çfarë të them më. Nëse ai mendon se unë jam pengesë për Flamurtari­n dhe gjen njerëz të pasur që kanë para, jo tri ditë jo, por për tri orë largohem unë, menjëherë. Unë e vlerësoj shumë pozitivish­t mendimin e Eqeremit. Deri dje po mendoja që ta merrja në ekip Memushin, të na ndihmonte dhe të bënim një grup vlonjatësh, le të jetë edhe kundër meje, nuk ka problem", thotë fillimisht Idrizi.

KRENARIA

Idrizi nuk e paragjykon idenë e Memushit, por ka diçka që, sipas tij, e bën të ndihet krenar. "Flamurtari është pronë e qytetit të Vlorës, nuk diskutohet kjo. Mendon se e bën më mirë dhe ka një grup, po patjetër le të vijë. Këto histori me 1-miliardësh­e që ka gjetur Qeremi, mua më bëhet qejfi. Unë e përsëris që s'kam qenë, jam dhe s'do të jem te Flamurtari. Flamurtari ka qenë, është dhe do të jetë. Në Vlorë ka me qindra dhe mijëra që e bëjnë më mirë nga unë këtë punë. Nëse ai me syrin e tij thotë që Sinani është problem për Flamurtari­n, nuk ka asgjë të keqe. I ka bërë paratë, të vijë. Nëse i ka realisht këto para dhe nëse i ka realisht këta vullnetarë të Enverit që punojnë, le të vijë, unë hap krahun. Ai mendon se Sinani është i paaftë, OK, nuk ka gjë të keqe këtu. E ka menduar gjatë, nuk ka problem. Nuk është vetëm ky, ka edhe shumë të tjerë që e mendojnë këtë, që ky nuk e bën këtë punë. Menjëherë e dorëzoj unë. Jam krenar për një gjë, që po bëhem promotor i ligjit për sportin. Që sot (dje) që po flasim bashkë ne, jam duke u marrë me këtë histori dhe deri në datën 3 shtator del ligji i privatizim­it", është shprehur administra­tori i Flamurtari­t.

BATUTA

Ish-trajneri Eqerem Memushi u shpreh gjatë intervistë­s se Idrizi është president me paratë e të tjerëve. Ja përgjigjja e kreut aktual të klubit vlonjat: "Unë president me paratë e të tjerëve? Te kjo puna e parave nuk dua që të bëj asnjë koment. Sepse, kjo puna e parave është si puna e priftit. Të rrij unë tani e të flas, po e ulim shumë piacën, dua të heq dorë nga modestia. Ulet shumë piaca të komentoj punë parash me një zotëri të nderuar si puna e shokut Eqerem Memushi. Unë nuk jam as politikan, as sportist. Unë jam marrë me biznes. Mirë apo keq, me punët e mia. Shoku Eqerem është edhe politikan, është

edhe sportist, është edhe biznesmen dhe i ka të gjitha këto. Unë nuk kam kapacitete­t e tij që t'i kthej përgjigje. Thjesht e nderoj, e respektoj. Realisht më bën nder që është ish-lojtar i Flamurtari­t të nderuar të Vlorës. Për të tjerat pastaj, këto historitë me para..." Por Idrizi e përcjell po me batutë atë çfarë Memushi tha ditën kur ai u prezantua si drejtues i Flamurtari­t. "Aty ka të drejtë, është fiks fare. Në ditën që unë bëra prezantimi­n ishin Trokallari, Fjodori dhe Xhejmsi, por mungonte Qemushi. Qemushin e pres që të jetë ditën tjetër me mua, e pres të vijë kur të dojë", theksoi Idrizi.

FTESA

Nëpërmjet "Panorama Sport", administra­tori Idrizi fton Memushin që t'i bashkohet Flamurtari­t ditën e sotme në stërvitje si zëvendëstr­ajner. "Pres me qejfin më të madh dhe me dëshirën më të madhe Eqerem Memushin të dalë realisht me Flamurtari­n nesër (sot) në stërvitje si trajner i dytë i ekipit. Pranë Sadedinit do të jetë një dyshe shumë e mirë dhe do të jetë një shembull i mirë i bashkëpuni­mit të të kundërtve. Qeremi nuk është e kundërta ime, është si të gjithë të tjerët", përfundon ai.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania