Panorama Sport (Albania)

“Derbin dua ta fitoj në pafundësi”

"Vlerësoj më shumë Klopin dhe Guardiolën, ndërsa nga italianët më pëlqejnë Sarri, Ançeloti dhe Konte"

-

Mister, ju e dini që nuk ka pyetje idiote, ka vetëm përgjigje idiote...

Po, e di edhe këtë. Unë e respektoj median dhe gazetarët. Ata kanë punën e tyre dhe unë timen. Por nëse më pyet nëse është vendimi im apo i klubit që Trashi nuk luan, atëherë më fyen. Më bën të dukem si kukull. Pse?

Sepse vë në dyshim autoriteti­n tim. Nuk shkon kjo. Edhe Spaleti pyetej çdo javë për Ikardin, por nuk e braktisi asnjëherë konferencë­n...

Oh, prit pak. Ikardi me Trashin nuk kanë asnjë lidhje si rast. Ikardi ishte i lënë jashtë nga klubi, as nuk grumbulloh­ej hiç. Këtu ka një ndryshim të madh që duhet ta kuptoni: nëse një lojtar nuk grumbulloh­et me urdhër të klubit, atëherë mund të pyesni se si qëndron puna, por nëse grumbulloh­et dhe nuk luan, atëherë mos vini në diskutim autoriteti­n e trajnerit. Nuk shkon kështu. Ju ç'mendim keni për Ikardin?

Vendim legjitim i klubit. Klubi ka kartonin e tij, e paguan bruto rreth 11 milionë euro në vit dhe po, mund edhe të detyrojë të vërdallise­sh rrotull fushës pa luajtur. Ai është "top player", por grupi mbi të gjitha. Nuk mund të dilte menaxherja, që për fat është edhe gruaja e tij, e të thoshte në media se Ikardit nuk i pasojnë shokët. Trazoi gjithë ambientin dhe cenoi rëndë imazhin e klubit. Nuk bën kështu. Çfarë ndodhi mes jush dhe ish-përgatitës­it atletik Korrado Sakone?

Nuk kam asnjë koment. Pyesni në klub. Ai thotë se ju jeni zënë me të gjithë njerëzit me të cilët punoni te Partizani?

Nuk është e vërtetë. Por nuk dua ta vazhdoj këtë temë. A jeni zënë me ndonjë tjetër veç Sakones aty?

Pse drejtori i spitalit nuk debaton me mjekët, pse ju nuk debatoni ndonjëherë me kolegët tuaj gazetarë? Ju lutem, ne jemi njerëz që punojmë dhe gjatë punës ka edhe debate. Por nuk jam njeri i zënkave. Jam thjesht strikt në punën time. Kjo do të thotë të jesh edhe pak "ushtarak"...?

Nuk e di nëse mund të quhet kështu, por unë thjesht e marr shumë seriozisht punën time. U bëra 52 vjeç dhe nuk kam neglizhuar kurrë. Nëse një lojtar nuk vepron siç ia kërkoni ju, çfarë ndodh?

Zakonisht më ndjekin. Lojtarët sot janë të zgjuar, e dinë se po u stërvitën mirë, do luajnë mirë. Nëse luajnë mirë, u rriten kërkesat dhe nëse u rriten kërkesat, atëherë fitojnë më shumë. Është binzes dhe në binzes asnjë nuk ka dëshirë të humbë. Dakord, po nëse një lojtar nuk është i përqëndrua­r sa duhet ose nuk i pëlqen metoda juaj e punës?

E thërras, ia bëj të qartë se çfarë nuk shkon dhe i kërkoj të impenjohet, po aq sa unë. Në të kundërt?

Eh... në të kundërt...

Një ish-sulmues i shquar i Partizanit, Edmond Dosti, mendon gjithashtu se jeni arrogant...

Nuk dua të hyj në polemikë me dikë që nuk e njoh dhe nuk më njeh. Nuk ka ardhur kurrë në një stërvitje të Partizanit dhe nuk e di fare se si punoj unë apo se sa e njoh unë skuadrën. Nuk kam dëshirë të bëj polemikë as me dikë që nuk sheh ndeshjet e Partizanit. Çfarë bëni kur nuk merreni me futboll?

Jam tip sportiv. Merrem me diçka të ngjashme, vrapoj, ose merrem me diçka tjetër. Jeni i martuar?

Po, jam i martuar me një grua që quhet Monika dhe kam dy djem: Matia dhe Filipo. Familja ime ka në vendlindje një dyqan antikuarës­h dhe djemtë ndihmojnë gruan time. Ata janë tifozë të Partizanit dhe janë shumë të informuar, jo vetëm për Partizanin, por shumë klube të Superiores këtu. Ndjekin me vëmendje çdo lëvizje. A do të vijnë këtu?

Po, së shpejti do vijnë të më vizitojnë. Kam qenë shumë i ngarkuar dhe deri tani kam qëndruar në hotel.

Tani kam gjetur shtëpi dhe do shpërngule­m. A keni një trajner që e keni shembull në jetë?

Idhull, apo diçka të ngjashme nuk kam. Unë jam natyrë e tillë që mund të shoh një stërvitje në Kategorinë e Dytë shqiptare dhe nëse më pëlqen diçka nga ai trajner, unë ia "vjedh" dhe e aplikoj edhe vetë. Cilët trajnerë vlerësoni më shumë në botë?

Klopin dhe Guardiolën. Asnjë italian?

Nga italianët më pëlqen Sarri, Ançeloti dhe Konte. Nëse Partizani juaj do të ishte një makinë, çfarë makine do të ishte?

Mendoj se Partizani është ende një makinë në ndërtim dhe në kolaudim. Dakord, por çfarë makine do të ishte?

Natyrisht, kampionët nuk mund të jenë kurrë një "Fiat 500". Mendoj se Partizani do të jetë një Ferrari. Nuk është ende i tillë, por do të punojmë që të bëhet. Ferrari, jo vetëm prej shpejtësis­ë, por edhe prej ngjyrës së kuqe dhe emrit të madh që ka... (qesh). A jua ka vënë Olsi Rama kusht titullin kampion?

Shikoni, asnjë trajneri nuk i vihet kusht titulli. I vihet kusht të përmirësoj­ë skuadrën dhe të jetë gjithnjë e më shumë fituese. Sarrit nuk besoj se Juvja i ka vënë kusht titullin, por i kërkon që të fitojë sa më shumë. Kush mendoni se janë rivalët tuaj për titull?

Kukësi. Ka skuadër cilësore dhe ambicie. Kam luajtur edhe kundër Laçit. Starova më pëlqeu për mënyrën se si e kishte ndërtuar ekipin dhe ju siguroj se kundër tyre çdo skuadër do të vuajë. Teuta më kanë thënë, por unë fus edhe Tiranën. Pse edhe Tiranën?

E di, sezonin e kaluar kanë rrezikuar edhe mbijetesën, por ama janë një klub me histori dhe janë një klub i kryeqyteti­t. Partizani nuk e humb një derbi prej 17 ndeshjesh radhazi, a ju vë në presion

"U besoj zgjedhjeve që bën Olsi Rama dhe njerëzit e tij, sepse ata arritën të ndërtonin një skuadër kampione dhe mendoj se në këtë moment kanë njohuri më shumë se unë në këtë aspekt. Me kalimin e kohës, pa dyshim që edhe unë do ta them fjalën time".

kjo statistikë?

Më pëlqen shumë si statistikë dhe do të doja të zgjaste deri në pafundësi. Derbi është ndeshje speciale, por unë duhet të mendoj ndeshje pas ndeshjeje. Nuk mund të flas për derbin tani. Do flas kur t'i vijë momenti. A ka një gjë që nuk ju pëlqen gjatë punës?

Asgjë e veçantë. Unë përgatitem maksimalis­ht për punën time. Më bezdis ndoshta vetëm kur nuk shoh të njëjtin impenjim me timin në momente të caktuara, por edhe kjo është pjesë e punës. Po gazetarët ju bezdisin?

Jo, pse duhet të më bezdisin... Po pse përpiqeni të izoloni çdo stërvitje?

Nuk është e vërtetë që dua ta izoloj nga gazetarët. Është mënyrë e punës sime, është respekt për punën time. Edhe ju gazetarët kur vendosni të shkruani një artikull, kërkoni pak qetësi dhe privatësi në punën tuaj. Po kështu edhe ne trajnerët. Kaq, nuk kam asgjë me gazetarët, përkundraz­i, i vlerësoj. Nëse në një jetë tjetër do të ishit një kafshë, çfarë do të zgjidhnit?

... (mendohet)... Ç'pyetje e çuditshme...! Unë si shenjë horoskopi jam luani, por nuk do të doja të isha luan. Më mirë një shqiponjë. Është e lirë, e pavarur, e fortë dhe sheh shumë larg. Plus që bën edhe pak gabime kur del për gjah... Nuk ka lidhje shqiponja me faktin që tani punoni në "tokën e shqiponjav­e", apo jo?

Ah, më doli nga mendja. Po, aq më mirë. Ka dy kuptime kështu... (qesh). Pse duhet të besojnë tifozët se do të bëni gjëra të mëdha, ndërkohë që vetë thatë se e njihni pak kampionati­n shqiptar?

Sepse njoh skuadrën time shumë mirë dhe e di se çfarë ekipi kam. Nuk do ta kemi të lehtë, por u premtoj vetëm një gjë: do jemi seriozë dhe do të luftojmë me një mentalitet fituesi.

 ??  ?? Lerda me medaljen e Superkupës dhe drejtori i akademisë, Tomorri
Lerda me medaljen e Superkupës dhe drejtori i akademisë, Tomorri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania