Panorama Sport (Albania)

Dueli me Kukësin, dilema për “tredhëmbës­hin”

Braun, Çinari dhe Bardhi mund ta nisin titullarë në sfidën e kampionati­t ndaj verilindor­ëve

- Vladimir Mema

Partizani nën drejtimin e trajnerit Franko Lerda e ka nisur mbarë sezonin e ri futbollist­ik, pasi më 18 gusht morën trofeun e parë, Superkupën e Shqipërisë, ku pas 120 minutash lojë mposhtën Kukësin me rezultatin 4-2. Kalendari i Superiores e vë sërish Partizanin përballë Kukësit në premierën e sezonit, takim i cili është në transfertë për të kuqtë, por që do të luhet në fushën asnjanëse të "Elbasan Arenës", e cila është përzgjedhu­r si shtëpi provizore për verilindor­ët. Të kuqtë vijnë me moral të lartë në këtë duel, pasi në provën e parë dolën triumfues ndaj Kukësit që drejtohet nga ish-trajneri i "demave", Shpëtim Duro. Trajneri Lerda e ka të plotë grupin për këtë premierë të kampionati­t, por finalja e Superkupës ka ngritur disa pikëpyetje rreth formacioni­t të mundshëm që do të përballet të premten me Kukësin. Dilema kryesore ka të bëjë me tredhëmbës­hin e sulmit. Trajneri Franko Lerda duhet të vendosë nëse do ta nisë sërish takimin me Solomonin e Asanin në majë apo do të preferojë treshen që hyri si zëvendësue­se dhe ndryshoi rrjedhën e finales. Në këtë rast bëhet fjalë për Brajan Braunin që shënoi 3 gola, si dhe për dy të tjerë që e mbështetën xhamajkani­n, Erlad Çinari dhe Jurgen Bardhi. Dilema kryesore ka të bëjë me majën e sulmit, Solomon apo Braun? Gjasat janë që të shfrytëzoh­et momenti i mirë ku ndodhet xhamajkani.

JAITEH NUK DUKET - Partizani po e përgatit premierën e kampionati­t me Kukësin në Elbasan, ashtu siç vepruan për finalen e Superkupës. Skuadra po i kryen paradite seancat dhe nesër pritet që "demat" të grumbulloh­en në Elbasan për ndeshjen e së premtes me Kukësin. Në seancat e fundit ka rënë në sy mosprania e Tijan Jaiteh në stërvitje, ndonëse gambiani ka kohë që ka dalë jashtë planeve të trajnerit. Mosprania e tij nuk ka lidhje me ndonjë largim të mundshëm, që po kërkohet prej kohësh, por burime pranë klubit bëjnë me dije për gazetën se 30-vjeçari ka një problem fizik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania