Panorama Sport (Albania)

Todorovski: Fitojmë me Bylisin dhe kënaqim tifozët durrsakë

- Zamir Qypi

Teuta e sezonit të ri është transformu­ar totalisht nga sezoni i shkuar dhe në kampin durrsak ka optimizëm në prag të fillimit të edicionit të 81-të të Kategorisë Superiore. Këtë gjë transmeton edhe mbrojtësi Blajgo Todorovski në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport". Teuta e nis sezonin këtë fundjavë në përballjen me Bylisin, kundërshta­r që vjen nga Kategoria e Parë, por që durrsakët e vlerësojnë në maksimum, në mënyrë që të shmangin të papriturat e hidhura në start. Todorovski pohon se skuadra nën drejtimin e stafit teknik po e përgatit sfidën me ballshiotë­t për ta fituar dhe do të tentojnë me çdo kusht të sigurojnë tri pikët e para. Si është atmosfera në skuadër katër ditë para ndeshjes me Bylisin? Atmosfera në ekip është pozitive para kësaj sfide, që për ne është shumë e rëndësishm­e. Ne gjithmonë jemi me këmbë në tokë, ndaj kërkojmë të bëjmë një nisje të mbarë. Atmosfera në skuadër është e qetë. Lojtarët kanë besimin e duhur dhe kjo është më e rëndësishm­e për momentin. Si e parashikon­i duelin e parë të kampionati­t? Kemi një ndeshje në të cilën ne do të hyjmë në fushë që të japim maksimumin. Pa dyshim do të luajmë me forca të shumta për të marrë një rezultat të mirë dhe për të arritur objektivin. Tri pikët e para janë shumë të rëndësishm­e për startin e kampionati­t. Luajmë ndaj një kundërshta­ri të vështirë, por kemi besim te forcat tona. A keni besim se mund ta kaloni Bylisin?

Patjetër që kam besim, si unë, ashtu dhe e gjithë skuadra është e bindur dhe besimplotë për ta kaluar këtë ndeshje dhe për të vijuar me rezultate pozitive javë pas jave. A jeni i kënaqur me formën që po kaloni te Teuta?

Besoj se jam në një formë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Edhe ndihem mirë me ambientin e ri. Shpresoj që si në aspektin individual, edhe atë ekipor, të kemi sukses dhe rezultate pozitive. A ndiheni i kënaqur në Durrës dhe si po shkon kjo aventurë? Kam ardhur këtu, sepse kam parë një skuadër me shumë ambicie dhe një skuadër me një projekt tepër interesant. Normalisht, ndihem shumë mirë deri tani. Kam kaluar momente të bukura dhe shpresoj të vazhdoj kështu dhe të jap maksimumin. Dua t'ua shpërblej me punë të gjithë atyre që më besuan dhe vazhdojnë të më besojnë akoma. Keni një mesazh për tifozët në prag të ndeshjes së të shtunës që e luani në shtëpi? Patjetër, nuk diskutohet që ne dëshirojmë që tifozët të jenë sa më të shumtë në stadium dhe të na mbështesin. Besoj se me rezultatet do të arrijmë që t'i afrojmë tifozët tanë. Shpresoj që të shtunën të jenë të shumtë dhe të na mbështesin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania