Panorama Sport (Albania)

Tirana, shqetësojn­ë Dunga dhe Hoxhallari

Mbrojtësi qëndroi në pankinë gjatë gjithë stërvitjes së djeshme

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka shqetësime para ndeshjes me Luftëtarin. Kur duhen edhe disa ditë nga nisja e sezonit, Tirana ka probleme në krahun e majtë. Marsel Ismajlgeci ka probleme me rrëzat e kofshëve dhe kjo e ndaloi të luante në miqësoren me Bylisin dhe nuk është stërvitur rregullish­t këto ditë. Dje ka munguar në stërvitje Erjon Hoxhallari. Futbollist­i ishte në "Skënder Halili", por nuk u stërvitet rregullish­t. Para disa ditësh ka kaluar një formë alergjie që nuk po e lë rehat, por që zor se do ta provojë nga të qenit titullar në fushën e lojës kundër Luftëtarit. Nëse vazhdohet kështu, Tirana është pa mbrojtës të majtë. Në këto kushte do të duhet ndërhyrja e Kristi Vangjelit që mund të luajë direkt në këtë pozicion.

Dunga - Një tjetër futbollist që nuk u stërvit rregullish­t dje ishte Ismael Dunga. Edhe pse ishte me grupin një pjesë të stërvitjes, sërish sulmuesi nuk u stërvit plotësisht. Gjatë gjithë pjesës së tretë të përgatitje­ve ai vrapoi pas portës ku luanin shokët e skuadrës. Shenjë kjo që sulmuesi vazh

don të ketë probleme dhe nuk dihet nëse rrezikon për ndeshjen ndaj gjirokastr­itëve, ose ish-skuadrës së tij.

Ngo - Sulmuesi tjetër i skuadrës, Majkëll Ngo është stërvitur rregullish­t me ekipin edhe pse kishte bërë një gjilpërë në kavilje dhe qëndroi

një ditë pushim. Pas stërvitjes së djeshme, lojtari ka marrë më shumë ngarkesë se të tjerët, i drejtuar nga përgatitës­i atletik, Kosta Jani. Para kohe nga stërvitja e djeshme është larguar edhe Eni Imami.

Afrimet - Tirana ka punuar shumë për të afruar tepër

futbollist­ë këtë verë. Nga porta deri në sulm, skuadra ka marrë lojtarë me emër dhe të rinj, duke filluar nga Bakaj, Qirko, Osmani, Vangjeli, Batha, Torasa, Kale, Dunga. Po kështu ka rinovuar Ngo dhe Imami si dhe shumë lojtarë të tjerë janë në formë

optimale. Te Tirana shpresohet që këtë vit të jetë sezoni i tyre me skuadrën që duhet të fitojë titullin kampion. Sezonin e shkuar ekipi bardheblu arriti të grumbullon­te 47 pikë. Skuadra nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, duke u konsiderua­r një sezon i

dështuar. Ndërkaq, Tirana është në kërkim të dy lojtarëve "big" për të mbyllur përfundimi­sht merkaton dhe dëshirat e Ardian Memës. Bardheblut­ë shumë shpejt do të mbyllin marrëveshj­en dhe do të prezantojn­ë dy lojtarët e fundit të merkatos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania