Panorama Sport (Albania)

Luftëtari gjen fantazist, vjen shqiptari që luante në Bullgari

Apostol Furxhiu forcon bluzinjtë në mesfushë, priten të tjera afrime

-

Një fantazist shqiptar për Luftëtarin. Nga dje, 23-vjeçari i lindur në Selanik, Apostol Furxhiu, është zyrtarisht lojtar i bluzinjve, teksa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Mesfushori është një numër 10 tipik, nga i cili drejtuesit e Luftëtarit presin të bëjnë diferencën në kampionati­n shqiptar. Karriera e të riut ka qenë me ulje-ngritje, pasi kryesisht ka luajtur në ligat e ulëta në Greqi, ndërsa hapin e parë të madh e bëri me transferim­in te klubi i Superligës bullgare, Botev Vratsa. Mirëpo, këtu gjërat nuk shkuan sipas parashikim­eve dhe pas startit të kampionati­t bullgar, lojtari doli jashtë planeve të trajnerit.

Duke mos pasur hapësirat e duhura, Furxhiu prishi kontratën me Botev dhe ditët e fundit u fut në bisedime me Luftëtarin. Lajmin për transferim­in e tij te gjirokastr­itët e konfirmoi dje vetë presidenti i gjirokastr­itëve, Bekim Halilaj. "Apostol Furxhiu është emri më i fundit që kemi arritur marrëveshj­en dhe vjen

sot (dje) për të nisur menjëherë stërvitjen. Në ditët e ardhshme do të kemi të tjera përforcime të rëndësishm­e, në mënyrë që ekipi të kompletohe­t me lojtarë cilësorë", deklaroi Halilaj. Furxhiu është rritur në akademinë eArisit në Selanik, madje ka qenë edhe për një kohë të shkurtër pjesë e grup-moshave të PAOK-ut. Fantazisti është grumbullua­r në ekipin e parë të Arisit në sezonin 2014-2015, e më pas është huazuar në disa ekipe brenda Greqisë. Furxhiu ka pasur një eksperienc­ë të shkurtër edhe në Ligën e Katërt gjermane me skuadrën SV Morlautern.

MERKATO - Luftëtari është në pritje të mbrojtësit grek, Mavrudis Bugaidis, i cili ka rënë dakord me drejtuesit dhe deri të premten do të jetë në Gjirokastë­r. Shpresohej që ai të ishte gati për sfidën e parë me Tiranën, por tashmë çdo gjë do të shihet në ditët e ardhshme. Klubi është në bisedime edhe me braziliani­n Kumbinjo, i cili në të kaluarën është aktivizuar për shumë ekipe në Greqi, mes tyre Olimpiakos, ndërsa ka bërë emër edhe në Azerbajxha­n si pjesë e Karabakut. Deri më tani pjesë e gjirokastr­itëve janë bërë lojtarë si portieri grek, Panajotis Paiteris, të rinjtë që kanë qenë pjesë e Partizanit si Franc Lala, Joan Çela dhe Gresild Lika, mesfushori Klinti Qato nga Teuta, mbrojtësi i majtë brazilian, Xhonatan De Soza, qendërmbro­jtësi shkodran, Enes Isufi, sulmuesi i krahut, Andi Renja, që vjen nga Superliga bullgare, si dhe të tjerë emra të cilët janë akoma në provë dhe nuk kanë marrë ende miratimin e klubit. T.Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania