Panorama Sport (Albania)

“Ultimatum” për startin, nëntë pikë në tri ndeshje

Luajnë në 8 ditë me Luftëtarin, Teutën e Vllazninë

- OLSI AVDIAJ

Drejtuesit e Tiranës kërkojnë nëntë pikë në tri ndeshje. Në mbledhjet e fundit mes drejtuesve dhe skuadrës nga ana e trajnerit dhe presidenti­t është kërkuar përqendrim i skuadrës. Këshilla është e qartë. Ndeshjet duhet të merren një për një dhe të fitohen. Ama, veç këshillave, ka edhe një formë kërkese nga ana e drejtuesve, më së shumti e presidenti­t dhe trajnerit Mema. Java e fundit e gushtit është vendimtare për nisjen e sezonit. Si Halili dhe Mema kërkojnë shumë. Ndaj Luftëtarit, Teutës dhe Vllaznisë duan nëntë pikë të plota, që do të ishte maksimumi për bardheblut­ë, të cilët kanë vite që nuk e nisin sezonin me tri fitore radhazi, që do të thoshte shumë, pasi ekipi bardheblu do të ishte i qetë gjatë pushimit të kampionati­t.

Po kështu, Tirana ka për detyrë që ta fitojë dhe derbin, pasi 23 pikë diferencë ishte bilanci i sezonit të shkuar mes Partizanit që u shpall kampion me 70 pikë të grumbullua­ra dhe Tiranës me 47, që u rendit në vendin e 7-të. Këtë vit bardheblut­ë do të synojnë vendet e para, por së fundmi është artikuluar edhe titulli kampion.

Mbledhjet - Pak javë më parë, si presidenti Refik Halili dhe trajneri Ardia Mema kërkuan një nisje perfekte të sezonit. Sipas tij, skuadra i ka mundësitë që të bëjë gjëra të mëdha, duke filluar nga

java e parë deri në fund të kampionati­t. Rritja duhet të jetë pak nga pak për të treguar që Tirana është një skuadër e madhe dhe që këtë vit kërkon titullin për të festuar 100-vjetorin e klubit bardheblu. Presidenti ka ndaluar edhe te sherret dhe problemet që kanë qenë temë e ditës te Tirana. Halili ka kërkuar nga të gjithë një sjellje shembullor­e, duke kërkuar që sherret dhe sjellja e keqe, sidomos ndaj trajnerit, është e ndaluar. Numri një i klubit i ka paralajmër­uar të gjithë se nuk do të tolerojë më probleme si ato që ndodhën në fazën përgatitor­e të Ohrit. Është folur edhe për probleme të tjera, por në mënyrë gjenerale, ndërsa Halili i ka këshilluar të gjithë që ky sezon të mos shkojë kot.

Dhjetë vite ka Tirana pa e fituar titullin kampion. Skuadra këtë vit ka edhe 100vjetori­n e formimit të klubit dhe të gjithë shpresojnë te titulli i 25-të. Gjashtë takime miqësore ka zhvilluar deri tani ekipi i Tiranës. Skuadra ka fituar tri takime në Tiranë, ka barazuar një dhe ka humbur dy miqësore në Ohër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania