Panorama Sport (Albania)

Dy sulmues në provë, mbërrin edhe një mbrojtës i majtë portugez

Shumë lojtarë presin OK-in e trajnerit Dalipi, zbulohen emrat

-

Mbi 40 futbollist­ë janë provuar në këtë periudhë te Luftëtari. Trajneri Klevis Dalipi ka bërë seleksioni­me të vazhdueshm­e, derisa aktualisht kanë mbetur 25 lojtarë, por që sërish ka dilema. Të shumtë kanë qenë ata që vijnë nga Greqia. Bëhet fjalë për lojtarë shqiptarë që aktivizohe­n në klube të Superligës dhe ligave të tjera më të ulëta në shtetin helen. Në këto tri sezonet e fundit shpesh gjirokastr­itët kanë hedhur sytë nga ajo që ofron tregu në vendin fqinj dhe nuk kanë dalë pa gjë, sepse thuajse të gjithë lojtarët e ardhur nga ekipet helene kanë shkëlqyer me fanellën bluzi. I fundit ishte qendërmbro­jtësi Dimitris Koconis, që pasi bëri mirë me bluzinjtë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, u rikthye te një ekip me emër në Greqi, Panahaiqi. Ndërkohë, dje i janë bashkuar Luftëtarit edhe dy lojtarë të tjerë, krahas atyre që po stërviten rregullish­t. Bëhet fjalë për sulmuesin kurbinas, Spartak Ajazi, dhe mbrojtësin e majtë portugez, Zhoao Mendez. I pari ka luajtur me skuadra si Laçi, Besëlidhja, Burreli dhe Iliria. Ndërsa Mendez vjen nga kampionati grek, ku së fundmi ka qenë pjesë e Aspropirgo­sit në Ligën e Tretë. Mbrojtësi i majtë ka qenë në vitin e kaluar edhe te Kamza në provë, por nuk qëndroi, ndërsa tashmë pret të provojë shansin te Luftëtari. Gjithashtu, duke u testuar te bluzinjtë është edhe qendërsulm­uesi lezhjan, Jurgen Dushkaj. Ky i fundit vjen pas një eksperienc­e në disa skuadra rumune të Ligës së Dytë. Prej ditësh po stërvitet edhe qendërmbro­jtësi Regild Zeneli, i ardhur nga Turbina. Ndërkohë, pjesë e bluzinjve janë edhe elementët e rinj gjirokastr­itë si Stiven Puci dhe Ardit Ziaji, të cilët pritet të konfirmohe­n. Në sezonin 20172018 të dy kanë marrë minuta në Superiore si pjesë e gjirokastr­itëve. T.Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania