Panorama Sport (Albania)

Laçi pa frikë në Shkodër, synohet fitorja

Përgatitje­t para Vllaznisë, flasin protagonis­tët e mbrojtjes Gjoni dhe Fangaj

-

Laçi i trajnerit Sulejman Starova po kalon një moment të mirë në prag të sezonit të ri futbollist­ik. Skuadra kurbinase ka pasur ndryshime të dukshme gjatë fazës përgatitor­e verore, ku hyrje-daljet në merkato kanë qenë të shumta. Laçianët e nisin kampionati­n e 81-të të Kategorisë Superiore në transfertë. Laçi po vijon përgatitje­t në aneksin e stadiumit të qytetit të tyre për ndeshjen e parë në kampionat përballë Vllaznisë në "Loro Boriçi". Në një prononcim për "RTSH", dy nga "shtyllat" e mbrojtjes së skuadrës kurbinase, Eglentin Gjoni dhe Abdurrahma­n Fangaj, tregojnë për këto përgatitje, si dhe për objektivin për premierën sezonale ndaj Vllaznisë, e cila sapo është ngjitur nga Kategoria e Parë në Superiore. KAPITENI GJONI

Pas largimit të portierit Gentjan Selmani, pritet që shiriti i kapitenit te Laçi t'i kalojë mbrojtësit Eglentin Gjoni, i cili fillimisht u shpreh: "Faza përgatitor­e ka ecur mirë, kemi bërë miqësore dhe kanë shkuar mirë. Ekipi është paraqitur shumë mirë, kemi bërë edhe lojëra të bukura, duke arritur edhe rezultate. Por, kjo nuk duhet të na kalojë në eufori në ndeshjet e kampionati­t". Ndërsa i pyetur për largimin e ishkapiten­it Selmani, Gjoni u përgjigj: "Ai kishte krijuar një reputacion të tijin këtu, të gjithë kishim besim tek ai. I uroj suksese, por besoj që edhe ne do t'ia dalim". Sa i përket transfertë­s me Vllazninë, Gjoni u shpreh: "Laçi ka qenë përherë gati, jo vetëm tani që faza ka shkuar mirë. Jemi në rrugën e duhur për të bërë një kampionat të mirë. Që nga ndeshja hapëse e kampionati­t me Vllazninë duhet të tregojmë që jemi aty për objektiva të mëdhenj".

ABDURRAHMA­N FANGAJ Mbrojtësi Fangaj zbret të shtuan në "Loro Boriçi" me statusin e ishit. Në lidhje me situatën që po kalon skuadra dhe objektivat për premierën me Vllazninë, shkodrani i Laçit u shpreh: "Faza ka shkuar mirë, duke parë edhe rezultatet në ndeshjet miqësore, që kanë qenë të mirë, edhe pse rezultati nuk është primar. Trajneri ka bërë edhe modulin e lojës që do të luajë në kampionat dhe po përgatitem­i. Kundër Vllaznisë? E dimë shumë mirë kush është Vllaznia dhe emri i saj, por ne shkojmë për të marrë aty 3 pikë".

 ??  ?? EGLENTIN GJONI
EGLENTIN GJONI
 ??  ?? ABDURRAHMA­N FANGAJ
ABDURRAHMA­N FANGAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania