Panorama Sport (Albania)

Ndreca merr “krahun”: Bylisi do ta zbukurojë Kategorinë Superiore

Mbrojtësi i majtë kurbinas pret shpërthimi­n me fanellën e ballshiotë­ve

- Erjon Saliu

E gjithë vëmendja në Ballsh tashmë është përqendrua­r te sfida e parë e sezonit, ajo me Teutën. Sipas kalendarit të FSHF-së, do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin "Niko Dovana". Ballshiotë­t e nisin në një transfertë delikate, e megjithatë trajneri Veljko Dovedan, stafi i tij dhe skuadra janë duke vijuar punën normalisht. Nga ana tjetër, nuk përjashtoh­et mundësia e ndonjë surprize në merkato nga presidenti Kapllanaj, që në Ballsh gjithmonë ka dhuruar të tilla. DEKLARATA Edison Ndreca është një nga afrimet cilësore që ka bërë Bylisi. Me eksperienc­a në Superiore në skuadrat e Laçit, Teutës e Kastriotit apo dhe në Kategorinë e Parë me Burrelin e Besëlidhje­n, mbrojtësi i majtë kurbinas në një prononcim për "Panorama Sport" ka folur me optimizëm para startit të sezonit. "Tashmë e njoh më mirë ekipin, jam ambientuar. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, duke qenë se jam në kulmin e karrierës. Bylisi është një ekip që gjithmonë kur luan në Superiore, synon më të mirën, e madje i jep bukuri edhe elitës. Këtë do ta tentojmë edhe këtë sezon. Punohet seriozisht në këtë klub dhe mendoj se rezultatet nuk do të mungojnë", ka thënë fillimisht Ndreca. TEUTA Ndeshjen e parë Bylisi e luan në Durrës, me Teutën, pjesë e së cilës Ndreca ka qenë edhe vjet për një periudhë 6-mujore.

"Nuk është se kam nostalgji, unë qëndrova pak në Durrës. Mendoj se ne duhet që të bëjmë më të mirën dhe të luajmë të organizuar. Në miqësoren me Tiranën dhamë shenja se dimë të bëjmë mirë, ndërkohë që ekipi ende nuk është në 100% e vet, sepse ky Bylis ka ende shumë për të treguar. Do të luftojmë që të marrim maksimumin në Durrës dhe ta nisim mbarë kampionati­n. Struktura me dhjetë ekipe të obligon që të bësh më të mirën në çdo sfidë", është shprehur mbrojtësi i majtë për sfidën ndaj ish-ekipit. SYNIMET Në fund, Ndreca foli edhe për synimet në aspektin personal dhe ato me skuadrën. "Bylisi është një ekip kompakt tashmë. Janë afruar shumë lojtarë me eksperienc­ë, mes tyre edhe unë e për të vijuar me Hidin, Bicin e Goxhajn. Pa harruar edhe të rinjtë e talentuar që janë të shumtë. Jemi bërë një grup kompakt dhe me dëshirë kur futemi në fushën e lojës. Synimi parësor është prezantimi denjësisht i skuadrës dhe maksimumi në çdo sfidë, sepse prandaj kam ardhur në Ballsh", përfundoi 25-vjeçari, i cili vjen në Ballsh pas aventurës me Kastriotin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania