Panorama Sport (Albania)

"Veterani" Sheta: Pas 20 vitesh karrierë, ndihem ende në formë

Mbrojtësi skanon ekipin: Vuajmë në finalizim

- Preng Gjikola

Po mbushen 5 javë që Besëlidhja ka nisur përgatitje­t për sezonin e ri futbollist­ik, gjatë të cilit do të luftojnë për të siguruar ngjitjen në elitë. Drejtuesit janë të vendosur për të realizuar këtë mision, ndaj edhe në merkato nuk janë kursyer, duke afruar lojtarë të përvojës si Arian Sheta, Ded Bushi, Eristotel Koleci, Milan Gjorgjeviç, Dimitrie Çokiç dhe Arsen Hajdari. Gjatë një prononcimi për "Panorama Sport" mbrojtësi "veteran" nga kryeqyteti, Arian Sheta, deklaroi: "Ftesën e Besëlidhje­s e prita mirë dhe u josha nga objektivat që kanë, ndaj nuk u mendova shumë. Unë i jam bashkuar skuadrës që ditën e parë të grumbullim­it, ku ka rreth një muaj që po stërvitemi në dy seanca ditore. Trajneri Elvis Plori po punon mjaft mirë me një program bashkëkoho­r, ku stërvitjen po e alternon me ndeshje miqësore kryesisht ndaj skuadrave të forta dhe në transfertë, ku nga ndeshja në ndeshje skuadra njeh vetëm rritje nga të gjitha pikëpamjet. Për mua, të katërta takimet testuese mund të quhen të suksesshme, ndonëse na ka munguar finalizimi i aksioneve. Problem që e vuan i gjithë futbolli shqiptar. Reparti i mbrojtjes dhe ai i mesfushës po funksionoj­në mjaft mirë, duke e mbrojtur zonën dhe duke e kontrollua­r mjaft mirë mesfushën. Por, kur vjen puna për goditjen e portës në rastet e shumta të krijuara, aty nuk shkojnë mirë gjërat. Ndaj, aty duhet që të përqendroh­et edhe puna e stafit teknik gjatë gjithë kohës. Ndonëse kampionati ka mbi tri javë kohë që të nisë, Besëlidhja pothuajse që tani është e gatshme për aktiviteti­n. Sa i takon formës sime sportive, jam 100% në formë nga të gjitha pikëpamjet dhe për këtë jam mjaft i lumtur dhe i gëzuar që edhe pas 20 vjetësh si futbollist profesioni­st jam në formë të shkëlqyer, gjë që më motivon jo vetëm që të stërvitem rregullish­t, por edhe të jap më të mirën e mundshme në arenën e blertë", përfundoi Arian Sheta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania