Panorama Sport (Albania)

Lleshanaku: Elbasani nuk është... autoshkoll­ë

Trajneri vendos kushte: Nuk jemi ende gati, por në ekip dua vetëm elementë që vlejnë

- Vladimir Mema

Elbasani ka hyrë në javën e tretë të përgatitje­ve, e cila në mungesë të afrimeve cilësore, është shfrytëzua­r më së shumti për seleksioni­me. E megjithatë mbipopulli­mit do t'i vijë fundi këtë fundjavë, teksa do të bëhen edhe disa "skarcime". Kur duhet më pak se një muaj nga starti i sezonit të ri, duhet thënë se skuadra nuk është ende gati.

TRAJNERI - Për këtë periudhë përgatitje­sh dhe për merkaton në vazhdimësi, flet në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Shkëlqim Lleshanaku. Tekniku elbasanas vlerëson punën e bërë deri më tani, por e pranon hapur se skuadra ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet dhe pret që nga java e ardhshme të nisin edhe prurjet e para serioze. "Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit në këto dy javë përgatitje, pasi nuk kemi pasur dëmtime dhe djemtë kanë punuar mirë. Për momentin janë afruar disa lojtarë, shumica të rinj në moshë, ku një pjesë e tyre kanë aftësi të mira. Në fund të javës kemi vendosur për të bërë seleksioni­met", u shpreh fillimisht Lleshanaku. Në lidhje me kampionati­n dhe merkaton, ai vijon: "Duhet të jem realist dhe të them se akoma nuk jemi gati për kampionati­n, por deri në startimin e tij po punojmë dhe besoj se do të jemi gati. Sa i përket merkatos, edhe skuadrat më të mira në botë kanë nevojë për të, jo më ne. Vetëm se tani pretendojm­ë që të vijnë lojtarë me cilësi të mira, sepse Elbasani nuk është autoshkoll­ë dhe të vijë çdokush për t'u stërvitur. Ai që do të vijë, duhet t'ia vlejë. Mendoj se me pesë lojtarë në të gjitha repartet kompletohe­mi, sidomos në mesin e fushës ku kemi më shumë nevojë", përfundoi tekniku elbasanas, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë. Ndërkohë, ditën e sotme skuadra ka programuar një tjetër miqësore, kësaj here me ekipin e Shkumbinit në Peqin. Edhe në fundjavë pritet që verdheblut­ë të luajnë një tjetër sfidë miqësore, për të parë edhe njëherë kontingjen­tin që po stërvitet aktualisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania