Panorama Sport (Albania)

Magani: Dua lojtarë të afirmuar

"Po punojmë me 'marshin e pestë', për të tentuar ngjitjen do përforcojm­ë çdo repart"

- FERIZ FERIZAJ

Besa u kanë dhënë fund miqësoreve dhe bashkë me to edhe seleksioni­meve. Gugash Magani tashmë ka përcaktuar listën e futbollist­ëve që do të jenë pjesë e kavajasve për sezonin 2019-2020. E sigurisht që ende nuk mund të quhet e kompletuar, pasi merkatoja vazhdon të jetë e hapur. Peqinasi shprehet se nga kjo e hënë ka startuar fazën përgatitor­e dhe pret si afrime vetëm lojtarë me përvojë. Kujtojmë se verdhezinj­të nga 5 lojtarë që kanë marrë, 3 i kanë të rinj në moshë.

AFRIMET - E megjithatë tekniku nuk kënaqet me kaq, ndaj për "Panorama Sport" thekson se pret që t'i shtojë

cilësinë ekipit para se të rinisë gara. "Kemi zhvilluar 4 miqësore, duke testuar formacione të ndryshme dhe duke u dhënë hapësirë lojtarëve në provë. Ky ka qenë synimi i këtyre ndeshjeve dhe rezultati ka qenë në plan të dytë. I dhashë mundësi maksimale secilit të tregonte vlerat e tij e tani kam përcaktuar grupin që do mbetet pjesë e Besës për sezonin e ri. Nga sot (dje) nisëm stërvitjet me dy seanca në ditë për të marrë ngarkesat që ekipi ka nevojë për të përballuar sezonin", u shpreh fillimisht numri një i pankinës së kavajasve.

PLANI - Verdhezinj­të dihet se kanë një grup me lojtarë të rinj, e vetëm Miraka, Perja apo dy prurjet e fundit Zefi e Xhafa janë ata që kanë CV më të pasur. Në këto kushte, Magani e bën të qartë se koha e testimeve ka mbaruar dhe dyert e ekipit janë hapur vetëm për elementë me përvojë. "Tashmë që u caktua fati ynë dhe do të garojmë në Kategorinë e Parë, na duhet të krijojmë ekipin për të synuar elitën. Kemi afruar vetëm 2 lojtarë përvoje si Zefi e Xhafa, por skuadra ka nevojë edhe për lojtarë të tjerë si ata. Kam biseduar me presidenti­n Bizhdili dhe pres këto ditë afrimet e tjera. Kemi nevojë për përforcime në të tria repartet. Ne po vijojmë tani me 'marshin e 5-të' në stërvitje, derisa të na kompletohe­t grupi. Me sa di, që këtë javë do të vijë një lojtar, ndërsa që ta mbyllim merkaton, pres edhe 3 të tjerë. Që të jemi konkurrues për Superioren, krahas talentit të të rinjve, na duhet siç citova më lart edhe përvoja", përfundoi peqinasi.

 ??  ?? Besa e ka nisur me festë stërvitjen dje. Para se të viheshin nën urdhrat e Gugash Maganit, lojtarët kanë festuar 28vjetorin e Alfred Zefit. Mesfushori kishte ditëlindje­n dhe kjo ditë e shënuar nuk ka kaluar pa urime në Kavajë.
Besa e ka nisur me festë stërvitjen dje. Para se të viheshin nën urdhrat e Gugash Maganit, lojtarët kanë festuar 28vjetorin e Alfred Zefit. Mesfushori kishte ditëlindje­n dhe kjo ditë e shënuar nuk ka kaluar pa urime në Kavajë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania