Panorama Sport (Albania)

Kthehet Pepa, priten Husein e Okebugu

- Bujar Balliu

Brunild Pepa është rikthyer sërish te Kastrioti. Sulmuesi i cili ishte pjesë e krutanëve gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, nga dita e djeshme i është bashkuar skuadrës në stërvitje pas një mungese disaditore. Në fakt, sulmuesi pati kërkuar që të largohej pasi kishte disa oferta të tjera në Superiore, por drejtuesit e bindën duke i afruar një kontratë të re dhe tashmë Pepa prej ditës së djeshme i është bashkuar grupit. Krahas lushnjarit, pritet që në ditët e ardhshme të ketë edhe rikthime të tjera në skuadër. Bëhet fjalë për dy nigerianët, mbrojtësin Lukman Husein dhe mesfushori­n Henri Okebugu, futbollist­ë të rëndësishë­m të sezonit të shkuar. Lojtarët kanë pasur probleme me dokumentac­ionin, por duket se tashmë gjithçka është zgjidhur dhe me shumë mundësi rikthimi i tyre do të ndodhë këtë javë. Gjithashtu, te krutanët do të ketë një tjetër rikthim të rëndësishë­m, bëhet fjalë për portierin Amarildo Çekrezi, që dhe ky ishte pjesë e krutanëve gjysmën e dytë të sezonit të shkuar. Ashtu si Pepa, edhe Çekrezi ka kërkuar kushte të tjera në kontratë dhe drejtuesit ua kanë plotësuar të gjithëve. Me këto rikthime, skuadra gradualish­t por merr formën përfundimt­are ku krahas lojtarëve me eksperienc­ë si Çela, Sefgjini, Ymeri, Basha, Mehmeti, Marku, Bardhi e disa të tjerë, do të kryhen edhe disa afrime të tjera, të cilat priten të zyrtarizoh­en në vazhdim. Sa u takon lojtarëve në provë, aktualisht janë disa që po provohen, mes tyre edhe një nigerian, mirëpo stafi teknik ende nuk ka vendosur për to dhe vetëm kur ekipi të niset për fazë përgatitor­e, do të kemi edhe vendimin përfundimt­ar se kush do të qëndrojë e kush jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania