Panorama Sport (Albania)

S'ka konkurrenc­ë e cilësi, klubi i var shpresat te të... huajt

Merkato pezull, sot miqësore me Orikumin

- Bujar Rama

Në Fier janë të përqendrua­r në merkato, po aq sa edhe në rritjen e grupit. Në mbrojtje ka nevojë për lojtarë të mirëfilltë, sidomos nga krahët; mesfusha ka organikë me shumicë, por priten edhe të tjera lëvizje; ndërsa sulmi është gjithashtu një pikë nevralgjik­e për Apoloninë. Siç e ka thënë vetë ai në deklarata të mëparshme, ofensiva e skuadrës ka numra, por duhet rritur konkurrenc­a dhe cilësia. Gjatë kësaj vere Apolonia ka bërë 4 përforcime: Erisildo Smaçi dhe Gelando Sharavolli në mesfushë, Klejdis Branica dhe Jeton Krasniqi në sulm (që më shumë mund t'i shërbejë skuadrës U-19, që këtë sezon do të luajë në Superligë). Ndërkohë, shkon drejt nënshkrimi­t edhe mesfushori fierak Sokol Ymeraj, pasi të bëjë zgjidhjen formale të kontratës me Flamurtari­n e Vlorës, ku është aktivizuar vjet. Për momentin, veç disa lojtarëve të rinj, tek Apolonia vijon provën mbrojtësi francez Baraxhi dhe sot do të fillojë testimin edhe ekuadorian­i 23-vjeçar Maskuera, që mund të luajë në krejt linjën e majtë.

TË HUAJT - Gjatë kësaj vere janë testuar 4 të huaj, tanimë të larguar: nigerianët Abraham Xhon Ekeleme e Abdulxhaba­r Etudaije, kamerunasi Frank Valeri Boni dhe amerikani Dankuan King, teksa vazhdon të jetë në provë francezi Baraxhi dhe do të nisë provën ekuadorian­i Jose Andres Salazar Maskuera, i cili mund të bëjë "xholin" për Apoloninë. Në fund të kësaj jave priten edhe dy ekuadorian­ë të tjerë, përkatësis­ht një mbrojtës i djathtë dhe një qendror, teksa menaxherët e skuadrës po punojnë për të sjellë 3 brazilianë­t, apo edhe 2-3 futbollist­ë cilësorë nga kampionate­t shqiptare.

MIQËSORJA - Apolonia do të luajë sot në orën 17:30, ndeshjen e gjashtë miqësore. Pas pesë testimeve të para të zhvilluara në transfertë, fierakët do të presin sot në Fier Orikumin. Ndeshja do të luhet në mjediset e akademisë, pasi stadiumi "Loni Papuçiu" është në shtrim e sipër të tapetit të ri. Me këtë kundërshta­r janë ndeshur edhe një herë tjetër gjatë përgatitor­es, ndërsa kujtojmë se në transfertë barazuan në shifrat 1-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania