Panorama Sport (Albania)

Milan, blerjet e reja premtojnë “qiellin”

Nga mbrojtja në sulm, tre "djajtë" tregojnë objektivat

-

Edhe sivjet ishte një revolucion i radhës, por ndoshta, ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë edhe blerjet e bëra duken disi më të përqendrua­ra, me një mision konkret për të tashmen dhe të ardhmen. Milani i ri i Paolo Maldinit me shokë ka vepruar në merkato, duke

afruar lojtarë të rinj e me perspektiv­ë, ndoshta emra jo shumë të njohur për pjesën më të madhe të tifozëve, por me shumë perspektiv­ë dhe me shpresa të mëdha. Madje, kurrikulum­et e tyre janë aq pozitive, sa në një të ardhme të shpejtë, me futbollist­ë si Leo Duarte, Ismael Benaser dhe Rafael Leao, mund të mbushen bindshëm edhe arkat e klubit. Gjithsesi, nëse kjo ditë do të vijë ose jo, kjo është diçka për t'u parë, por ndërkohë mbrojtësi i ardhur nga Flamengo, mesfushori i blerë nga Empoli dhe sulmuesi nga Lila premtojnë të bëjnë gjëra të mëdha. Objektivi është një dhe i vetëm: t'i dhurojnë Milanit "qiellin", ndoshta jo stratosfer­ën, ku aty luajnë Juventusi, Napoli e Interi, por të paktën atmosferën, atë rikthim në Champions, që sezonin e kaluar sfumoi vetëm në sekondat finale të javës së fundit të Serisë A. Nëse me Duarten dhe Benaserin repartet e mbrojtjes dhe mesfushës kuqezi duken më shumë sesa të kompletuar, në sulm, afrimi i Leaos ndoshta nuk do të mjaftojë, duke parë edhe faktin që drejtori teknik, Paolo Maldini, vazhdon të jetë në kërkim të një tjetër futbollist­i ofensiv. Gjithsesi, Leao, në prezantimi­n e tij premton që të zgjojë nga "gjumi" bomberin Kristof Piontek, i cili e mbylli këtë tur veror me zero gola. Ndërkohë, Duarte nënvizon se do të kërkojë që të ecë në gjurmët e Tiago Silvës, ndërsa Benaser është gati që të marrë përsipër të gjitha përgjegjës­itë në mesfushë që do t'i kërkojë trajneri Xhampaolo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania