Panorama Sport (Albania)

"Jam gati të ha bar, për të fituar një vend titullari"

-

Mbrojtësi brazilian, Leo Durte, u prezantua dje në zyrat e klubit kuqezi. Lojtari ishte shumë i emocionuar për këtë aventurë të re me skuadrën e Milanit. Ai u shpreh se ndihej krenar që do të vishte fanellën e një prej klubeve më të mëdha në Itali. "Jam i lumtur që ndodhem këtu. Babai gjithmonë më ka treguar për këtë klub. Ai ka qenë një tifoz i çmendur i Milanit dhe tani jam i lumtur që dita për të fituar besimin e Milanit dhe për t'u bërë pjesë e këtij grupi. Është një krenari e madhe", ishin fjalët e para të braziliani­t.

Si u ndjetë kur ju telefonoi Maldini për t'iu bashkuar Milanit?

Isha duke bërë pazar me gruan time kur më telefonoi Maldini. Isha në një qendër tregtare dhe nuk më besohej kur Paolo ai mu prezantua. Babai im është një tifoz i madh sidomos i Paolos dhe për këtë jam krenar. Shpresoj dhe do të bëj të pamundurën që edhe unë si Maldini të provoj të bëj historinë me këtë skuadër madhështor­e.

Sa të vështirë e shihni ambientimi­n në kampionati­n italian?

Po vij nga kampionati brazilian që është shumë ndryshe nga ana taktike nga ai italian. Do të më duhen edhe disa ditë për t'u ambientuar me idetë e klubit dhe të trajnerit. Dua të mësoj gjuhën dhe mënyrën e lojës që kërkon trajneri Xhampaolo.

Në gjurmët e kujt kërkoni të ecni?

Mbaj mend mirë Tiago Silvën, mënyra se si ai qëndronte në fushën e lojës. Nëse do të arrija sa gjysma që ka arritur ai këtu me skuadrën e Milanit, atëherë do të isha shumë i lumtur.

Sa të ngjashëm jeni me Romanjolin?

Ai është një lojtar i madh. Gjithmonë e kam ndjekur atë nga Brazili. Andrea po më ndihmon shumë që të përshtatem sa më shpejt me pozicionin tim. Shpresoj të integrohem menjëherë dhe t'i vij në ndihmë skuadrës që në ndeshjen e parë të sezonit.

Ju tremb konkurrenc­a?

Milani ka shumë mbrojtës cilësorë. Më duhet të ha bar për të siguruar një vend në formacion, por jam i sigurt që do t'ia arrij. Do të jetë një luftë e ndershme dhe kushdo që do ta meritojë, do të jetë në formacioni­n e parë.

Sa i njihni sulmuesit italianë?

Nuk kam luajtur ende kundër sulmuesve italianë. Shpresoj ta ndihmoj sa më shumë skuadrën për t'i neutralizu­ar ata në ndeshjet e kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania