Panorama Sport (Albania)

"Nuk jam Ronaldo, Pionteku do shkëlqejë me asistet e mia"

-

Rafael Leao u transferua nga skuadra e Lilës për te Milani për shumën e 35 milionë eurove. Klubi kuqezi fitoi garën për portugezin duke mundur disa skuadra të Francës që kërkonin shërbimet e mesfushori­t të avancuar. 20-vjeçari u shpreh për gazetarët gjatë prezantimi­t se ndihej shumë i vlerësuar që Milani kishte zgjedhur lojtarin për cilësitë e tij.

Leao, sa ndryshon Lila me Milanin?

Erdha te Milani pasi më pëlqen projekti që ka me lojtarët e rinj. Jemi duke krijuar një skuadër të madhe jo vetëm në fushën e lojës. Të gjithë duam të arrijmë objektivat që kemi për sezonin e ri.

Do ta keni të vështirë të integrohen­i me futbollin italian?

Në Itali është ndryshe nga Portugalia, taktikisht skuadrat janë më të forta. Duhet të përmirësoh­em për të zhvilluar lojën time më të mirë sipas idesë së lojës së trajnerit.

Çfarë mendimi keni kur ju krahasojnë me Ronaldon (Fenomenin)?

Është një krahasim i parehatshë­m. Ai ka qenë një lojtar i madh, do të më duhet shumë punë për të arritur në atë nivel që ishte ai. Dua të zbavitem në fushën e lojës me skuadrën, Tiago Fernadez më njeh shumë mirë dhe ai e di që unë kam nevojë të rritem, sidomos në finalizim.

Ndani të njëjtën ditëlindje me Ançelotin, si ndiheni?

E respektoj shumë Karlo Ançelotin. Por tani po mendoj se si të shkruaj historinë time këtu në këtë klub të madh si Milani. Nuk dua të jem i barabartë me askënd. Dua të lë gjurmën time dhe kaq.

Jeni i lumtur që zgjodhët Milanin?

Të jesh këtu është një ëndërr. Njerëzit në këtë klub kanë bërë diferencën, ata kanë treguar se sa shumë besojnë tek unë.

Mund të luani edhe si sulmues i dytë, çfarë premtoni? Ky rol do të vendoset nga trajneri. Jam një lojtar që më pëlqen të luaj përpara në sulm dhe t'u shërbej shokëve. Jam i bindur se do ta furnizoj me breshëri Piontekun me asiste. Si janë përshtypje­t e para në klubin kuqezi?

Sapo mbërrita, ndjeva një mikpritje të ngrohtë. Jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia për të qenë pjesë e këtij klubi. Dua të bëj më të mirën këtu, të dëgjoj trajnerin dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania