Panorama Sport (Albania)

"Luaj kudo në fushë, do të jem lojtari 'xhol' i Xhampaolos"

-

Ismael Benaser është mesfushori më i ri skuadrës së Milanit. Algjeriani nuk e fshehu gëzimin e tij gjatë prezantimi­t zyrtar për mediat italiane, të cilat ishin mbledhur në selinë e klubit kuqezi. Pse mendoni se trajneri Xhampaolo ju ka zgjedhur ju? Mendoj se ai më kërkoi të vija te Milani pasi atij i pëlqen stili im. Edhe pse ai e sheh atë si të përshtatsh­ëm për sistemin e lojës së tij. Ai më tha se kjo është një mundësi e artë për mua. Jam gati për të dhënë gjithçka në fushën e lojës. E di sa cilësi kam dhe se mund të përmirësoh­em më shumë.

Do të jetë i njëjti Benaser që pamë në Kupën e Afrikës?

Jam i njëjti lojtar, tani thjesht jam një mesfushor me më shumë eksperienc­ë dhe me më shumë besim që do të bëjë mirë. Këtu te Milani është ndryshe, pasi ka më tepër lojtarë të mëdhenj. Por do të nisem me të njëjtin mentalitet, duhet të bëj më të mirën time, ashtu siç tregova dhe në fund u vlerësova në Kupën e Afrikës.

Çfarë menduat kur ju kërkua t'i bashkohesh­it Milanit? Isha në Kupën e Afrikës kur Milani më thërriti. Nuk u mendova dy herë. E dija që ata më donin me patjetër dhe kjo është gjëja më e rëndësishm­e për mua. Ishte e lehtë të zgjidhja këtë skuadër. Si ndiheni tani që u shpallët lojtari më i mirë në Kupën e Afrikës?

Kisha shumë eksperienc­ë, ndaj provova të bëj një hap më tej. Por nuk është se kam arritur ndonjë gjë të madhe. Kombëtarja është krenari, por historinë e tij një lojtar e shkruan me arritjet që bën në klub.

A keni ndonjë lojtar të Milanit të cilin e pëlqeni më shumë?

Milani ka pasur shumë kampionë në skuadër dhe unë duhet të bëj të pamundurën për t'iu afruar sa më shumë atyre.

Cili është roli që ju pëlqen më shumë në fushë? Pozicioni që më pëlqen më shumë në fushën e lojës është ai para mbrojtjes. Por unë do të luaj aty ku trajneri Marko Xhampaolo do të ketë më shumë nevojë për mua. Në mesfushë besoj se di t'i mbuloj thuajse të gjitha rolet. Dua të jem një "xhol" për Xhampaolon.

Jeni i lumtur që keni zgjedhur Milanin?

Jam duke u rritur dhe Milani është klubi perfekt që mund të më mësojë shumë gjëra. Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që ndodhem këtu, në një nga klubet më historike në Europë. Do të jap gjithmonë maksimumin tim për këtë fanellë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania