Panorama Sport (Albania)

Maldini: Asnjë risi për Korrea-A.Silva, prioritet shitjet

Drejtori teknik i kuqezinjve komenton merkaton e klubit

-

"Dy mbrojtës janë pranë largimit. Për Korrean nuk ka asnjë risi". Një ditë jo pak e rëndësishm­e ajo e djeshmja për Milanin, ku gjatë një konference për shtyp u prezantuan plot 3 blerje: mbrojtësi Leo Duarte dhe sulmuesit Izmael Benaser e Rafael Leao. I pranishëm edhe drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini, i cili ka gjetur rastin për të komentuar merkaton e kuqezinjve. "Seksioni veror është ende i hapur, sepse mungojnë ende dy javë, - saktësoi ishmbrojtë­si, prej pak kohësh në rolin e drejtuesit, - por prioriteti ynë aktualisht deri në fund të merkatos janë shitjet".

KORREA - Në frontin "Angel Korrea", sulmuesi i Atletikos së Madridit, qëndrimi nuk ka ndryshuar. Milani i ka ofruar klubit spanjoll 40 milionë euro plus bonuse, jo të mjaftueshë­m për iberikët që kërkojnë 55 milionë në total për ta lënë të lirë argjentina­sin. Nuk ka shërbyer për asgjë misioni i menaxherit të lojtarit, Augustin Himenez, për të kërkuar të ulë pretendime­t e "colchonero­s", të cilët me paratë që do të arkëtonin nga 24-vjeçari do të synonin Rodrigon e Valencias.

ANDRE SILVA - "Ndërsa negociatat me Sevijen për Andre Silvën momentalis­ht janë të ndalura", ka përfunduar Maldini. Ky i fundit, i rikthyer në Milano pas një sezoni i huazuar te Sevija, nuk po arrin të gjejë një sistemim. Nuk është mundur të arrihet një akord as me Monakon. Klubi i fundit që ka trokitur në zyrat e "Djallit" ka qenë Sportingu i Lisbonës që e kërkoi në huazim. "Jo" e prerë e krerëve kuqezinj, të cilët duan të arkëtojnë një "thesar" të dobishëm për të shpenzuar në merkato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania