Panorama Sport (Albania)

Mauro ndërron shtëpi dhe... kërkon 7-ën

-

Ditët kalojnë, merkatoja po shkon drejt mbylljes, por dëshira e Mauro Ikardit mbetet e njëjta: qëndrimi tek Interi. Një arsyetim i kthjellët, aq sa ka zgjedhur edhe një numër të ri fanelle, i dashur për të thuajse sa 9-ta. Menjëherë pasi ka zbuluar vendimin e klubit për Lukakun, që mori numrin në fjalë, argjentina­si, sipas raportimev­e nga Italia, ka kërkuar 7-ën, të njëjtin që mban në kombëtare. Lëvizje që mund të krijojë edhe një çështje të brendshme: nëse Aleksis Sançez do të vishej zikaltër, do të duhet të zgjidhte një tjetër stampë pas shpine. SHTËPI E RE - Ikardi, pra, dëshiron qëndrimin dhe kërkon të punojë në 100% të stërvitjev­e me grupin nën urdhrat e Antonio Kontes. Ndërkohë, ka postuar në "Instagram" foto nga shtëpia e re, e cila gjendet në… Milano. Ndërsa kërkesa kundrejt klubit, që do të arrihet ndoshta përmes Kolegjit Arbitral me ndërmjetës­imin e një avokati, do të jetë marrja në konsiderat­ë si një lojtar i Interit, duke apeluar artikullin 7 të akordit kolektiv të futbollist­ëve, ku parashikoh­et se çdo atlet duhet të stërvitet në kushte barazie, pa diskrimini­me apo diferencim­e. JUVJA DHE NAPOLI - Përtej rrugëve ligjore, deri në 2 shtator nuk përjashtoh­et asnjë hipotezë. Ish-kapiteni interist ka marrë, ndërkohë, një ofertë nga Napoli, destinacio­n i pëlqyer në rast se Interi do t'i mbyllë përfundimi­sht dyert Juventusit. Megjithatë, "axurrët" nuk po plotësojnë tërësisht kërkesën prej 70 milionë eurosh (propozojnë 65 ose para plus kartonin e Milikut) dhe do të presin një përgjigje të sulmuesit deri të dielën për të pasur kohë në çdo rast për gjetjen e një alternativ­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania