Panorama Sport (Albania)

Demiral: Jam një miks mes Kielinit e Monteros

"Sarri është maniak i prapavijës, me atë do të përmirësoh­em"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ishte dita e Merih Demiralit në shtëpinë bardhezi. Mbrojtësi i blerë nga Sasuolo u prezantua dje përpara medias, ku tregoi të gjitha ndjesitë dhe objektivat në këtë aventurë të re që ka nisur në Torino. "Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që të ambientohe­m sa më shpejt me pjesën tjetër të skuadrës. Për të mbërritur te Juventusi më është dashur të bëj mjaft sakrifica, prandaj personalis­ht nuk e vlerësoj veten si një surprizë. Ndoshta për ju të medias po, por unë e kam bazuar gjithçka te puna, prandaj të qenit në Torino është shpërblimi i të gjithë djersës së shpenzuar". PËR TROFE

Pas fjalëve të para përshëndet­ëse, Merih Demiral tregon edhe gjërat që e mahnitën në klubin e ri: "E dija që Juventusi ishte një klub shumë i rëndësishë­m, por që në momentin e parë që zbarkova dhe vizitova ambientet e stërvitjes, kaq më mjaftoi që të ndieja ndryshimin radikal që pësoi karriera. Realisht, mendimi i parë që më shkrepi në kokë ishte: 'Dua të qëndroj këtu sa më gjatë që të jetë e mundur'. Fundja, klube si Juventusi, që e nisin sezonin për të pretenduar të gjithë trofetë e mundshëm për të cilët luftojnë, ka shumë pak në Europë dhe në botë. Në Itali, kjo skuadër ka tetë vite radhazi që dominon, por këtu nuk dinë të ngopen asnjëherë me trofe, prandaj unë jam i bindur se edhe këtë vit do të bëjmë gjëra të mëdha", vazhdon 21-vjeçari. KONKURRENC­A

Në repartin e prapavijës, Demiral nuk do të përballet me një konkurrenc­ë të ashpër, por më shumë sesa kaq, ndonëse kjo nuk e tremb aspak. "Të luaj me mbrojtësit që kam ndjekur dhe admiruar që në moshë të vogël është një krenari për mua. Kielini është ai që po më ndihmon më shumë se kushdo tjetër për t'u ambientuar, por edhe Bonuçi më qëndron pranë. Pastaj është De Ligt, që ashtu si unë është shumë i ri dhe të dy së bashku mund të bëjmë gjëra të rëndësishm­e, ndonëse falënderim­in e parë dua t'ia rezervoj Emre Xhanit. Ai më qëndroi pranë që në ditët e para, më njohu me qytetin dhe fakti që flet turqisht si unë, ndonëse gjerman, ishte diçka e mirë. Si është Sar

ri? Mbrojtja është një aspekt që ai e studion veç nga pjesa tjetër e skuadrës. Ai kërkon që mbrojtësit të prekin shumë topa, pasi ashtu si mesfushorë­t dhe sulmuesit, edhe ne jemi pjesë e lojës, prandaj në të gjitha këto gjëra po punojmë për t'i përmirësua­r".

IDHULLI MONTERO

Në miqësoret e kësaj vere u pa një Demiral i fortë, kur duhej edhe i ashpër, aq sa tifozët bardhezinj e etiketuan menjëherë si sozia e Paolo Monteros: "E kam dëgjuar këtë krahasim, madje i kam parë videot e Monteros. Të

më afrojnë me një personazh të tillë, i cili ka bërë karrierën e Juves, për mua është një krenari dhe ndoshta besoj se mes ashpërsisë së Paolo Monteros dhe grintës e fizikut të Xhorxho Kielinit jam një miks mes tyre", përfundoi turku.

 ??  ?? Demiral, dje në muzeun e Juventusit
Demiral, dje në muzeun e Juventusit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania