Panorama Sport (Albania)

“Dola nga mizerja, djali im s'e besoi ku kisha fjetur i vogël”

Ronaldo hap dyert e shtëpisë në Torino: E kam merituar këtë luks

-

Kristiano Ronaldo ka vendosur që të heqë sadopak dorë nga privatësia torineze dhe në një intervistë për televizion­in portugez "TVI", ka dhënë një intervistë, e cila do të transmetoh­et në ditët në vazhdim. 34-vjeçari i Juventusit nuk ngurroi që të tregonte luksin në të cilin jeton, por në të njëjtën kohë nuk mundi të mos tregonte prapaskena të rëndësishm­e të karrierës dhe jetës së tij. Të pashmangsh­me edhe pyetjet me Lionel Mesin, rivalin e tij të përjetshëm, ashtu sikurse edhe yllin e ri portugez që ka lindur, Zhoao Feliks. Intervista shoqërohet edhe nga disa video personale të bëra nga vetë Ronaldo, si për shembull dhoma më pak sesa modeste ku flinte, gjatë periudhës së Sportingut të Lisbonës. Por pikërisht ajo mizerje e cila e shoqëronte çdo ditë, e ndihmonte gjithashtu që ai të bëhej edhe më i fortë dhe të bëhej kampioni që të gjithë e njohin sot. "Kur e ka parë vendin në të cilin flija gjatë periudhës së Sportingut, djali im nuk mundi t'u besonte syve. 'Baba, po vërtet aty ke fjetur ti?', - më pyeti Kristianin­jo, i cili gati u mallëngjye, por edhe unë së bashku me atë. Gjithsesi, këto janë vende të rëndësishm­e, pasi për t'u bërë një lojtar i madh duhet të punosh fort, duhet sakrifikua­r dhe pikërisht këtë dua t'u bëj të kuptojnë fëmijëve të mi. Njerëzit mendojnë se gjithçka është e lehtë në këtë jetë: shtëpitë, makinat, veshjet... Por askush nuk e mendon se jetoja në mizerje, flija në një vend të ftohtë, por gjithsesi qeshja me veten çdo

ditë, pasi doja të arrija këtu ku jam sot. Asgjë nuk bie nga qielli. Këtë u them të gjithëve, fëmijëve në radhë të parë, gjatë takimeve që bëj me ata në vende të ndryshme të botës. Edhe pse ndonjëherë e di se ka shumë vështirësi në botë, personalis­ht edhe unë kam kaluar shumë të tilla, ndaj këtë luks në të cilin jetoj sot, së bashku me familjen

time, e kam merituar vetëm me punë dhe sakrifica, me asgjë tjetër". Intervista ekskluzive për "TVI" zhvillohet në një prej tarracave të shtëpisë luksoze torineze të Kristiano Ronaldos, ku pamja prej saj është thjesht mahnitëse: nga qyteti e deri te alpet. Më tej, kampioni portugez flet edhe për familjen, mundësinë për t'u bërë

sërish baba, konfirmon se ndihet krenar për shtëpitë e tij, për Juventusin, stafin teknik e drejtues bardhezi, por edhe për fiksimin për të ngrënë me shumë kujdes në tavolinë, në mënyrë që të mbajë trupin e tij sa më në formë. Dhe në fund, nënvizon se ka edhe Botërorin 2022, të Katarit, si objektivin e fundit me kombëtaren e Portugalis­ë.

 ??  ?? Shtepia torineze e Ronaldos
Shtepia torineze e Ronaldos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania