Panorama Sport (Albania)

Juve-Barça, sa shumë emra në tavolinë, “Zonja” tenton Suarezin

Nga Miranda te Rugani, por edhe Xhan-Rakitiç

-

Fabio Paratiçi fluturoi në Barcelonë ditën e hënë për Huan Mirandën, por takimi me drejtuesit e katalanasv­e ofroi mundësinë për të biseduar edhe për lojtarë të tjerë. Duke nisur nga mbrojtësi i majtë, drejtori sportiv i Juventusit kërkoi të përfshinte në bisedime edhe Daniele Ruganin (një prej skarcimeve të kampionëve të Italisë), por që nuk arriti t'i bindë kampionët e Spanjës. Klubi i Bartomeut preferon që ta largojë në formë huazimi 19-vjeçarin (dhe klubi francez i Marsejës është gati ta pranojë këtë formulë) dhe në rast shitjeje përfundimt­are, do të kërkonte mes 8-10 milionë eurove. Kështu që në Torino duhet të vendosin nëse do të riformuloj­në ofertën e tyre apo të vazhdojnë diskutimet për një shkëmbim hipotetik mes Ruganit dhe Umtitit (i cili sipas "La Gazzetta dello Sport" do të largohej drejt një skuadre tjetër) dhe atij mes Emre Xhanit (gjermani me origjinë turke nuk e ka bindur Sarrin) dhe Rakitiçit, i kërkuar më parë edhe nga Interi. Tani për tani është vetëm një hipotezë, sepse klubet nuk kanë të njëjtat vlerësime për dy mesfushorë­t sipas "Tuttosport". Në fund, edhe pse duhet pranuar që është surprizë, është shfaqur edhe emri i Luis Suarezit. Me shitjen e uruguaiani­t, Barcelona do të kishte më shumë shanse për të ripërqafua­r Nejmarin (për braziliani­n është në garë edhe Juventusi, që mund të luajë kartën Dibala), edhe pse për kampionët e Italisë do të kishte më shumë logjikë një "shkëmbim" me Gonzalo Higuainin (që deri tani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Kontinasa). Një shkëmbim me Manxukiçin do të refuzohej menjëherë prej spanjollëv­e për shkak të mungesës së ekuilibrit mes vlerësimit të sulmuesve. Është një fantamerka­to me shumë emra të çmuar, që është e destinuar të zgjidhet në 11 ditët e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania