Panorama Sport (Albania)

Nejmar, zbardhet oferta e Barçës, huazim dhe 160 mln

Bartomeu ofron 62 milionë më pak se e shiti, por në 2020-ën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Dëshira e Nejmarit për t'u rikthyer në "Camp Nou" duket se po plotësohet, edhe pse gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Juventusi dhe Reali i Madridit qëndrojnë gjithnjë pas, gati për të përfituar nga rezistenca që po bën PSG për të lënë të rikthehet në Barcelonë yllin brazilian. Gjatë takimit të së hënës, drejtuesit e kampionëve të Spanjës vendosën të paraqesin edhe ofertën e fundit me shkrim në Paris, e cila do të jetë me formulën e huazimit dhe mundësinë për ta transferua­r 27-vjeçarin në verën e 2020-ës. Katalanasj­a "Sport" zbulon edhe shifrat e këtij operacioni. Barcelona do të kërkojë huazimin e sulmuesit për një sezon dhe qershorin e ardhshëm është gati t'i ofrojë PSG-së 160 milionë euro, edhe pse nuk dihet ende nëse e blerja do të jetë me detyrim apo jo. E qartë është se Barça nuk mund t'ia lejojë vetes të shpenzojë kaq shumë para duke qenë se ka investuar 250 milionë euro deri tani në merkato për të transferua­r Grizmanin, De Jongun, Neton dhe Firpon. Katalanasi­t janë optimistë se me këtë ofertë, ata do të mposhtin konkurrenc­ën e Realit dhe Juventusit. Sinjale pozitive vijnë edhe nga Franca. "L'Equipe" citon një burim të klubit francez, i cili thotë se PSG nuk do ta përjashton­te edhe një huazim të futbollist­it me të drejtë blerjeje verën e ardhshme. "Jemi të hapur për çdo mundësi. Gjithsesi, ideja

është që jo thjesht të arrijmë një marrëveshj­e, por të sigurojmë plotësimin e kushteve të kërkuara financiare". PSG duhet ende të ekuilibroj­ë shifrat për shkak të "Fair Play-t Financiar", por këtë verë nuk ka tërhequr vëmendjen e UEFAs, duke qenë se ka bërë një

merkato të qetë. Por kjo nuk do të thotë se Barcelona duhet të flejë mbi dafina. PSG nuk është e detyruar të nxitojë për ta shitur yllin e saj dhe Reali monitoron situatën me vëmendje, ndërsa Juve po përdor një kartë më të fortë, atë të Paulo Dibalës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania