Panorama Sport (Albania)

Real-Barça, beteja e përjetshme edhe në merkato

-

Një nga ekuacionet e panjohura të kësaj merkatoje është destinacio­ni i Nejmarit. Barça dhe Reali mbeten dy favoritet për të siguruar firmën e braziliani­t. Gjigantët spanjollë janë ndeshur shpesh në të shkuarën në merkato. 23 vite më parë, si Barça ashtu edhe Reali kërkonin të transferon­in Kristof Karembënë nga Sampdoria. "Los Blancos" i telefonuan francezit përpara katalanasv­e dhe ai i dha fjalën Lorenco Sanzit, duke shkuar në Madrid. Për të transferua­r Rakitiçin nga Sevija, Barça mposhti konkurrenc­ën e Realit dhe Atletikos. Madrilenët ishin ndër ekipet e para që folën me menaxherin e mesfushori­t kroat. Pogba është një tjetër emër që ka prodhuar një "klasike" jashtë fushe, madje që prej vitit 2015 kur francezi ishte futbollist i Juves. Ai zgjodhi të rikthehej në Mançester, por kampioni i botës vijon edhe kësaj dite të jetë në axhendën e tyre. Marko Asensio negocioi me Barçën në 2014-ën, madje shkoi të kërkonte shtëpi, aq pranë ishte marrëveshj­a me Zubizaretë­n. Por në fund, Barça refuzoi t'i paguante Majorkës 4.5 mln euro, ndërsa Reali pagoi vetëm 4 për ta blerë dhjetorin e ardhshëm. Barcelona u detyrua ta lërë Takefusa Kubon të largohej në 2014ën për shkak të sanksionev­e nga FIFA, pasi talenti japonez qëndroi 3 vite në "La Masia". Kubo iku në lot. 5 vite më vonë, në moshën 18-vjeçare, ai luan për Realin. Si Barça, ashtu edhe Reali ishin të interesuar­a këtë verë për sulmuesin e Frankfurti­t, Luka Joviç. Katalanasi­t bënë një ofertë për serbin, por u zemëruan nga kërkesat e larta të gjermanëve. Reali pagoi 60 milionë eurot dhe e transferoi. I fundit është Ferland Mendi, i preferuar i Abidalit për të zëvendësua­r Albën në "Camp Nou". Barcelona mbajti shumë takime me Lionin për francezin, por ai përfundoi në Madrid dhe katalanasi­t firmosën me Firpon për korsinë e majtë të mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania